Wednesday, December 17, 2008

A jena a po s'jena kinga?


Sot rashe ne kete faqe krejt rastesisht!
http://translate.google.com/translate?hl=en&sl=fr&u=http://www.voyages.liberation.fr/livre/john-demos-l-albanie-sans-niaiserie&sa=X&oi=translate&resnum=1&ct=result&prev=/search%3Fq%3Dalbanie%2Bjohn%2Bdemos%26hl%3Den

N'ate fare mizerje, shikojini shqipet e mia si e mbajne veten!
Jua marrsha te keqen jua marrsha! Rrezik edhe e kane qeras kete fotografin, ashtu, me ate fukarallikun e vet!

S'ka si ne!

Monday, September 29, 2008

Me ta more f'tyren e n'erin i joti, ose, "Ti ke hyqem me i perpi, po je i gjone e duron shume"


A ka mbarim marria?
Gjykojeni vete!
Ju lutem, degjojeni deri ne fund kengen

http://www.youtube.com/watch?v=8tNl5dS59TQ&feature=related


Shqiperia, m'ane tjeter, qe te mos mbetet pas ne Konkursin "Miss dhe Mister Vidhisja", ofroi kete tjetrin per konkurim!

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=639

Nga Viset Shqiptare ne Maqedoni, ne Konkurs, konkuron Ekipi i futbollit i Kumanoves qe quhet...K.F.MILANO!
Qe lidhja (ose il connezione, sic i thone Kumanovaret)

http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=342

Po sic thote dhe kenga per detin:

Permbi ty shkojn shum' gjemi
Edhe bojn zullum
Ti ke hyqem me i perpi
Po je i gjone e duron shume

Friday, May 02, 2008

Parlamentarizem Kolateral, ose... Is there a banker in the House?


Duke shfletuar gazeta shqiptare ne Internet, rashe ne kete MARGARITAR!!!!
Artikulli i meposhtem eshte marre nga gazeta SHEKULLI, e dates 2 Maj 2008.

"Kredi me letër deputeti.. A mund të ndodhë ndokund kjo lebeti?"
Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Klodian, student UT
Pre, 02 Maj 2008 09:08:00





Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Është një fjali që tregon se shumica dërrmuese e atyre që morën kredi në periudhën '93-'98, paraqesin si garanci për marrjen e kredisë dokumente për anëtarësim në parti apo rekomandime nga deputetët e zonës. Kredi të tilla çuan në falimentim Bankën Tregtare Agrare, e cila u mbyll më prill '98, ndërkohë që dy bankat e tjera u mbajtën në këmbë për shkak se Buxheti i Shtetit mori përsipër kreditë e pakthyera. Këto kredi i kushtuan taksapaguesve 19.2 miliardë lekë të rinj, deri më vitin 2001.

A mund të ndodhë në një vend tjetër normal kjo lebeti ekonomike?

Friday, March 14, 2008

Sot eshte Dita e Veres! Gezuar, dhe mot me mire!


Sot eshte Dita e Veres!
Gjyshi im, ndjese paste, shkulur nga Elbasani qe i vogel fare, ne kishte dite qe e merrte malli per Elbasanin, ishte Dita e Veres, 14 Marsi.
Neve te tjereve, kjo date nuk na thonte gje. Me perjashtim te faktit qe Baba M ate dite vinte mastike ne tavoline dhe kusherinjte e tjere elbasanllinj e uronin "Mot ma' mire".
Kjo kenge eshte per te gjithe ata qe e festojne Diten e Veres, dhe meqenese Baba M "nuk a' ma' ", po vendos nje kenge per ate qe shkoi, ne vend te asaj qe po vjen.
Gezuar Diten e Veres, dhe... mot ma' mire! :)

Pse Ti Lule Rrin E Mshehun
I
Pse ti lule rrin e mshehun,
E s'prekesh me dore;
Vetem dimtit del e veshun,
Bardh-o porsi bore, hajde, bardh-o porsi bore.

II
Une jam lule dimnore,
Porsi nji pranvere;
Mundesh djal me m'kape ne dore,
Porse nuk kam ere, aman, porse nuk kam ere.

III
Ti pse thirresh lule topce,
Edhe ere nuk ke;
Shifesh rralle nder bahce e kopshte,
Por e bukur je, aman, por e bukur je.

IV
Une jam nji lule e rralle,
Qi shpesh s'iu rri ne dore;
Porse jam une per beqar,
O me thone lule bore, aman lule bore.

Wednesday, March 05, 2008

"Pavarsejshen of Kosovo" ose "Mu' akoma s'm'ka hik qejfi"






Para disa ditesh, pashe kete foto ne nje gazete. Pershkruan nje mesuese ne Kosove, tek po i defton nxenesve Flamurin e Kosoves. Ne sqetull mesuesja mban Flamurin Kombetar. Flamuri serb nuk duket asgjekundi - dukshem, nuk eshte e nevojshme t'u shpjegohet femijeve pjesa e Historise se para 98-tes qe ata te kuptojne c'po ndodh. Duke gjykuar nga mosha e femijeve, ne fakt, eshte logjike qe flamuri serb te mos jete prezent. Keta femije jane rritur (mbase edhe lindur) ne nje Kosove te lire nga Serbia! Kjo ndjenje e ngohte lirie qe percon kjo foto me kujtoi Norman Rockwell dhe "4 Lirite" e tij (e di, e di, shume "cheesy", por prape...).
Femija e Kosoves, jam i sigurte, do i gezoje te katerta keto liri!
Dite me te mira...

Wednesday, February 20, 2008

Me Ramushin


Ne keto dite te euforise per Pavaresine e Kosoves mendja me shkon tek Ramush Haradinaj.
Uroj qe Ramushi te shpallet i pafajshem (sic edhe eshte) nga Gjykata e Hages, dhe sa me pare te kthehet e ta preke vete ate pune, per te cilen punoi dhe sakrifikoi aq shume.
Ramush, ne jemi te ty!

Tuesday, February 19, 2008

Veton Surroi - Leter babait me rastin e Pavaresise se Kosoves


Marre nga gazeta Panorama.


Do të jem në rrugën “Nënë Tereza” pasi që të shpallet sot pavarësia e Kosovës. Tri momente do të më bien në mend. Në njërin, ti, Flaka dhe unë do të ishim në këtë rrugë, që atëherë quhej “Mareshali Tito”, duke festuar Vitin e Ri, njërin prej atyre të të gjashtëdhjetave, se ishim fëmijë, dhe fishekzjarrët e lëshuar nga ushtarët e APJ-së prej ndërtesës së “Ramiz Sadikut” do të na binin m’u afër. Në tjetrin, unë kthehesha me shokët e mi të shkollës, isha në fillore, dhe në platenë përballë hotel “Bozhurit” të atëhershëm do të shihja një autobus kuq e bardhë të “Kosovatransit”, mbi të cilin kishin hipur disa njerëz që u prinin demonstratave. Ishte viti 1968, njerëzit bërtisnin ... “Kosova-Republikë” dhe sapo filloi të ndërhynte policia, një gazetar me përvojë më mori mua dhe shokët e shkollës drejt disa rrugicave, prej të cilave do të mund t’i shpëtonim dajakut, a turmës.Në të tretin, mijëra prishtinas do të dëgjonin thirrjen time dhe të shokëve të mi, dhe do të dilnin me rregull gjatë ditës, duke qëndruar gjysmë ore në heshtje, për të protestuar kundër gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur në Kosovën e sunduar prej Milosheviqit, dhe gjysmë ore me qirinj të ndezur për të përkujtuar viktimat shqiptare të dhunës së pushtetit tij.
Momenti i parë i kujtimit filloi me një shëtitje të lehtë, ngrohtësinë e gështenjave të pjekura dhe të dorës tënde që i ngrohte ato tonat, fëmijërore. Momenti i fundit mbaroi me erën e lotsjellësit; tashmë nuk kishte tubim prej disa shqiptarëve që nuk shpërndahej me kërbaç e lotsjellës.
2. Dheu ishte i ngrirë kur të varrosëm. E preka, kishte akull në të, ndërsa arkivoli yt kishte zbritur tërësisht... E ndrydha, që të mos binte një copë akulli, me tingullin e rëndë që përmbante; u bënë disa copëza dheu, me erën e tyre të dimrit që do të të binin mbi. Kisha pritur që do të ktheheshe për Vit të Ri. Prisja se do të vazhdonim bisedat e zhvilluara gjatë verës, ti si babai që gëzohesh me momentin kur mund të bisedosh me të birin si me një të barabartë, unë si i biri që gëzohet për të njëjtën gjë. Kur të pashë në frigoriferin e spitalit, me gjysmën e kokës ende të përgjakur, e të ndrydhur nga një shtyllë betoni, do të kisha edhe ndjenjën e pafuqisë. Ti, që për mua ishe simbol i drejtësisë, mirësisë, maturisë dhe i dashurisë për jetë, po përfundoje si viktimë e dhunës. Isha rritur me bindjen, apo tashmë iluzionin se dhuna tërheq dhunën, se njerëzit si ti nuk mund të jenë cak i dhunës. Frigoriferi i spitalit të Guadalajarës, në Spanjë, më bindi se për ne vlente një ligj tjetër.
E di se mund të parandieje këso gjërash. Fytyra jote mërrolej me të dëgjuar për çfarëdo trazire në Kosovë, e dije se përgjigjja e Serbisë do të ishte e ashpër. E di, po ashtu, se Spanja ishte një çlirim. Në bisedat tona, do të kalonim pasazhe të tëra historike të historisë bashkëkohore të Spanjës, se si doli nga diktatura, se si mbërriti tranzicionin në sistem shumëpartiak, se si iu bashkua Evropës. Në sytë e tu shihja ekzaltimin e një ardhmërie evropiane për ne, dhe një Kosove të barabartë me republikat e tjera.
Kur të varrosëm, i premtova vetes, se gjërat do të ndryshonin, ndonëse nuk dija as si, e as në çfarë drejtimi.
Kur kthehesha te varri yt, kisha çka të të tregoja; çdonjëri prej këtyre njëzet viteve kishte sjellë ngjarje dramatike, për këtë vend dhe mua.
3. Rea, mbesa jote, ishte dymuajshe kur e mbajte në duar, gjatë një vere të vetme dhe të papërsëritur në vitin 1988.
Në nëntor të vitit të kaluar doli për të votuar për herë të parë. E shoqërova në vendin e votimit, aty ku kishte kryer shkollën e fillore, te “Ismajl Qemajli”. Kur filloi të shkonte në shkollë, punët në Kosovë u acaruan gjithnjë e më shumë. Ndërtesa e shkollës u nda dysh, në njërën anë ishin nxënësit serbë e në anën tjetër ishin shqiptarët. Serbët kishin ngrohje në dimër, e Rea gjashtë vjeçe më thoshte se në anën e saj të shkollës bëjnë shumë gjimnastikë, në mesin e çfarëdo ore, për t’u ngrohur.
Kur kishte qenë gjashtëmuajshe, qëlluam rastësisht në qytet kur policia filloi të shpërndante demonstratat me lotsjellës e dajak. E mbështolla nën pallton time derisa të fshiheshim diku. Ajo shpëtoi nga lotsjellësi, mua më rridhnin lotët gjatë tërë kohës. Kur u ndalën, lotët nuk u shfaqën deri në momentin e zgjedhjeve në nëntorin e vitit të kaluar. Atëherë, kur hyra me vajzën në shkollën e saj fillore, m’u mbushën sytë. Rea ishte tash në moshë të merrte vendime për Kosovën e lirë, m’u aty ku kishte qenë e diskriminuar si nxënëse, por i kishte bërë ballë, si edhe të gjithë ne.
4. Nuk do të jetë e mundur ta nënshkruaj Deklaratën e pavarësisë që do të lexohet sot në Kuvendin e Kosovës. Ç’është e vërteta, nuk e di as kush e ka shkruar, por e di që nuk është shkruar nga ne, kosovarët. As kjo nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që kjo Deklaratë të bëhet, dhe të përkrahet nga shumica e shteteve të botës.
Këtë deklaratë nuk do ta nënshkruajnë pothuaj asnjëri prej shokëve me të cilët projektuam një vizion të ri në vitin 1990. Atëbotë, në shtëpinë e të ndjerit Fehmi Agani, dhe nën kryesimin e të ndjerit Ibrahim Rugova, kaluam një prag mendor, të cilin gjenerata jote as që mund ta kishte parasysh. Ti, dhe gjenerata jote, kishit një vizion, ndërtimin e shtetësisë së Kosovës brenda Jugosllavisë, me gjithë rreziqet e pengesat që do të dilnin. Unë pata fatin dhe detyrimin, që në kushtet e zhbërjes së Jugosllavisë, të ndërtoja një vizion të ri. Në Kosovën e pushtuar, si asnjëherë më parë, nga forcat mbisunduese ushtarake e policore serbe, isha pjesë e ndërtimit të vizionit për Kosovën e pavarur.
Gjatë këtyre viteve, jam përpjekur, me aq sa mundem, kam dhe di, që ta bëj të mundshëm këtë vizion. Edukata familjare, siç e di ti mirë, nuk më lejon që të flas në hollësi për veten, për atë që kam bërë në këto vite. Mund të them, megjithatë, se ke arsye të krenohesh me mua: e kam përfaqësuar këtë vend me dinjitet e dashuri, kam hyrë në dyluftim për të sikur të ishte beteja e fundit.
Brenda Kosovës, jam përpjekur, kam ndërtuar institucionet e shprehjes së lirë. Kam vazhduar aty ku e kishe lënë ti punën; ti ishe ndërtues i shtypit të parë shqip, unë isha i shtypit të parë të lirë shqip.
Kur dola për herë të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, kisha parasysh se nga ajo ti kishe shpallur hapjen e Universitetit të Prishtinës me fjalët se gjuha shqipe më nuk do të ishte gjuha e sharrëxhinjve, por gjuha e shkencës dhe artit. Unë u përpoqa ta vazhdoj atë mendim, duke thënë se vendi ynë duhet të ndërtohet me bazat e përkatësisë së vet të vërtetë, të përkatësisë evropiane, dhe se pavarësia është një instrument i domosdoshëm i ndërtimit të identitetit evropian të Kosovës.
Nënshkrimi im nuk do të jetë në Deklaratën e Pavarësisë.
E kisha vënë një nënshkrim më herët, në Rambouillet. Ishte i një njeriu që donte, në momentet e luhatjes së delegacionit kosovar, ta lidhte Kosovën me Perëndimin në mënyrë që të shpëtojë ekzistencialisht dhe që të mbërrinte aty ku është sot.
5. Do të jemi në rrugë sot.
Vendi ynë është i varfër. Në të nuk sundon ligji, por, në masë të madhe, forca arbitrare. Në botë nuk kemi emër të mirë, na lidhin me korrupsion e kriminalitet. Ende përballemi me probleme, të cilat menduam se i zgjidhëm para gjysmë shekulli, si rryma dhe uji.
Unë jam përpjekur që të mbaj të gjallë shpirtin e ndërtimit të një shoqërie demokratike e të solidaritetit. Që të dyja janë të rrezikuara dita-ditës.
Por, për herë të parë në historinë tonë, pas gati njëqind vite përpjekjesh po e rrumbullakojmë një kornizë, e cila na lejon që të ndërtojmë brenda, pa frikën e forcës brutale të fqinjit tonë.
Sot, gjenerata ime po e korrigjon një gabim historik, që e la vendin tonë në një hapësirë zbrazëtire mes Perandorisë Otomane dhe vetëvendosjes.
Kosova jote, ajo për të cilën u përpoqe që të bëhet e barabartë brenda Jugosllavisë, po bëhet Kosova ime e pavarur.
Do të jemi në rrugë sot, unë dhe shpirti yt i buzëqeshur Rexhai Surroi, duke e gëzuar këtë Ditë Historie.

Monday, February 18, 2008

Bac, u kry!


Urime te gjithe shqiptareve, vecanerisht shqiptareve nga Kosova per Pavaresine!

Friday, January 11, 2008

Belle Epoque?


Para ca ditesh rashe ne website-in e Instituto Luce!
Ne mes te fotografive te Shqiperise nga koha e Fashizmit, kjo ketu me pelqeu me shume, per disa arsye.
E para, sepse parrulla siper skenes eshte shume ironike; mund ta marresh si te duash, edhe ne kuptimin "na ke cliruar (nga Zogu I)", edhe ne kuptimin "na ke hapur mendjen, na ke liruar kulturalisht". Kjo e dyta eshte e preferuara ime, sidomos kur e lidh (parrullen) me femijet e veshur ne stilin e shek. te 18.
Per me teper, kur kujtojme qe shekulli i 18-te asociohet shpesh me Iluminizmin dhe me dekadencen e Vjenes dhe Parisit te Marie (let-them-eat-cake) Antoinette-s.

Thursday, January 10, 2008

Parade Mode ne Tirane, me 1956!! Me filmime!!

T'ma kishte thene njeri nuk do e besoja, por ja qe...

http://www.aqshf.gov.al/index.php?fq=videoa&video=28

Kjo dashtnija kjofte mallkue - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Kjo dashnija kjofte mallkue,
Qi s'me len aspak me u ndale;
Ty moj lule pa t'i shkrue,
S'pakut dy, tri fjale.

Oh! Malli jot s'me len derman, aman,
T'kishe krahe i mjeri, t'bijshe n'prehnin tand.

II
Ty moj lule, nje here t'zgjodha,
E ne zemer te mbaj ndry';
Ndonse larg prej teje u ndodha,
Menden e kam n'ty.

Oh! T'shkreten zemer c'ma ke there, aman,
Drue po vdes i mjeri pa te marrun ere.

III
Syte prej lot've rrine pa u terun,
Lodja e jeme n'ty pikofte;
Cka t'i tham k'saj zemre t'therun,
Kurr' hallall mos t'kjofte.

Oh! N'anderr m'vjen e me trazon, aman,
Zemren teme t'ngraten n'vaj perhere ma con.

Wednesday, January 09, 2008

Me kile, mer, me kile


Sot po lexoja ne revisten "The New Yorker", [http://www.newyorker.com/] nje artikull per tregtine e skrapit. midis te tjerash, rashe ne kete paragraf shume komik (dhe te vertete):

Ne 2006-n, cmimi i bakrit mberriti (per nje periudhe te shkurter)ne nivelin rekord prej 4 dollaresh paundin (8 dollare kilen),kjo per arsye te kerkeses se madhe per baker nga Azia dhe pasigurise se rezervave syresh ne disa nga rajonet me te rendesishme ku nxirret baker - Indonezi dhe Amerike Latine.
Ky nivel cmimi i larte i bakrit e beri "qindarken" Amerikane (penny-n) me te vlefshme si peshe ne skrap se si monedhe. Ne Punishten e Parave te SHBA-se filluan te vijne pyetje, nese eshte e lejueshme qe "qindarkat" te shkrihen neper fonderite e skrapit.
Ne Dhjetor te 2006-s, Punishjta, duke parashikuar zbrazjen e tregut nga "qindarkat" e bakrit, nxorri rregulla te reja qe ndalojne shkrirjen e monedhave!

Tuesday, January 08, 2008

Metelikun ta kam fal - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Metelikun ta kam fale,
E bej, aman, aman,
Ti ala s'e ke harxhue,
Aman, aman-e
Blej kalem e mereqep-e,
Xhylfet tueja me t'i shkrue,
E sa e bukur je.

II
Te kam thirre nje nate me bujte,
E bej, aman, aman,
Ma don zemra me me ardhe;
Aman, aman,
Ti kujton se due me lujte,
Maraku me ty m'ka xane
E sa e bukur je.

III
N'ate dekik q'i dalin hana,
E bej, aman, aman
Dalim bashke e rrime ne fresk,
Aman, aman,
Drue qyqja se m'dikton nana,
T'baj me dite me guralec,
E sa e bukur je.

----------------------------------------
Metelik - Monedhe e vjeter prej metali

Gem mbi gem kendon bylbyli - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Nder njato kodra jeshile,
Nji bylbyl, kendon;
Ganxhe cili drandofilli,
Mbi shoqet lulzon.

II
Gem mbi gem kendon bylbyli,
Mbushun me maraz;
Kur i thane se gardalinen,
E kane ndrye n'kafaz.

III
Praj, bylbyl se mjaft lote derdhe,
Ti per dashtuni;
Cou e hyp ti prap n'ate cerdhe,
Mor rri ne vetmi.

IV
K'ndo bylbyl se erdh pranvera,
Celin mal e fushe;
Si me vjollca e lule tjera,
Bahcet kenkan mbushe.