Friday, March 14, 2008

Sot eshte Dita e Veres! Gezuar, dhe mot me mire!


Sot eshte Dita e Veres!
Gjyshi im, ndjese paste, shkulur nga Elbasani qe i vogel fare, ne kishte dite qe e merrte malli per Elbasanin, ishte Dita e Veres, 14 Marsi.
Neve te tjereve, kjo date nuk na thonte gje. Me perjashtim te faktit qe Baba M ate dite vinte mastike ne tavoline dhe kusherinjte e tjere elbasanllinj e uronin "Mot ma' mire".
Kjo kenge eshte per te gjithe ata qe e festojne Diten e Veres, dhe meqenese Baba M "nuk a' ma' ", po vendos nje kenge per ate qe shkoi, ne vend te asaj qe po vjen.
Gezuar Diten e Veres, dhe... mot ma' mire! :)

Pse Ti Lule Rrin E Mshehun
I
Pse ti lule rrin e mshehun,
E s'prekesh me dore;
Vetem dimtit del e veshun,
Bardh-o porsi bore, hajde, bardh-o porsi bore.

II
Une jam lule dimnore,
Porsi nji pranvere;
Mundesh djal me m'kape ne dore,
Porse nuk kam ere, aman, porse nuk kam ere.

III
Ti pse thirresh lule topce,
Edhe ere nuk ke;
Shifesh rralle nder bahce e kopshte,
Por e bukur je, aman, por e bukur je.

IV
Une jam nji lule e rralle,
Qi shpesh s'iu rri ne dore;
Porse jam une per beqar,
O me thone lule bore, aman lule bore.

Wednesday, March 05, 2008

"Pavarsejshen of Kosovo" ose "Mu' akoma s'm'ka hik qejfi"






Para disa ditesh, pashe kete foto ne nje gazete. Pershkruan nje mesuese ne Kosove, tek po i defton nxenesve Flamurin e Kosoves. Ne sqetull mesuesja mban Flamurin Kombetar. Flamuri serb nuk duket asgjekundi - dukshem, nuk eshte e nevojshme t'u shpjegohet femijeve pjesa e Historise se para 98-tes qe ata te kuptojne c'po ndodh. Duke gjykuar nga mosha e femijeve, ne fakt, eshte logjike qe flamuri serb te mos jete prezent. Keta femije jane rritur (mbase edhe lindur) ne nje Kosove te lire nga Serbia! Kjo ndjenje e ngohte lirie qe percon kjo foto me kujtoi Norman Rockwell dhe "4 Lirite" e tij (e di, e di, shume "cheesy", por prape...).
Femija e Kosoves, jam i sigurte, do i gezoje te katerta keto liri!
Dite me te mira...