Thursday, December 21, 2006

Jo si kripa ne uje!


Une gjithmone e kam vrare mendjen se ku vajten gjithe ato rraqe qe kishte njerezia deri me 1992! Jo divane, jo mindere, jo antena me grup e pa grup! Po ashtu u zhduken nga syte tane edhe Zuket, Skodat, Arot, Fiatet polake, Bc-te, Xhipsat etj
Dhe pikerisht kur kete po e flisja me tim ate, ime shoqe me sjell kete fotografi. Fotografia eshte marre ne nje fshat te Kelmendit, ne vere te 2006. Zisi, i cili eshte e paqarte nese eshte prodhim rus apo kinez, eshte ne gjendje pune dhe i sherben te zotit besnikerisht.
In memoriam te televizorit tone Bardhe e Zi, i cili u braktis pa asnje keqardhje diten qe ne shtepi erdhi televizori i ri Me Ngjyra!

Tuesday, December 12, 2006

Dude! Where's my truck?!

Kjo e shkreta, duket qe eshte hera e pare qe ka hipur ne traktor! Rrofsh o revista YLLI, rrofsh!

Tuesday, November 21, 2006

Dewar's Awe!

Dje pashe kete ne nje reviste:
If the men did what their wives told them to do more often, we would have more happy women but also..., more widows.

Thursday, September 21, 2006

Rrno vetem per me tregue

Sapo mbarova librin me kujtime te P. Zef Pllumit "Rrno vetem per me tregue". Libri ishte shume interesant dhe lexohej kollaj pavaresisht se ishte shkruar ne Gegnishte. Gegnishtja e Pllumit eshte e lehte dhe shpesh shnderrohet ne gjuhen standarde, me siguri pasoje e shume viteve te kaluara ne burg dhe bombardimit te perdishem me Zerin e Popullit.
Problemi im i vetem me librin eshte titulli. Une nuk e kuptova qellimin e tij ne fillim. Nese titulli do te ishte: "Rrno! Vetem per me tregue!" ose "Rrno me tregue!" do ta kuptoja qe ne fillim se kemi te bejme me nje urdher. Por kjo eshte nje vogelsi qe nuk heq librit asnje gram nga pesha qe ky liber, (une besoj) do te kete ne bibilioteken shqiptare te periudhes 1944-1991.
Do ja rekomandoja cdo njeriu.

Tuesday, July 25, 2006

foto e gjyshes

une harrova te permend qe fotoja e gjyshes eshte marre hua nga shqiperia.com

A ka si ne?


Plas, plas Sunday Times!!!

Sunday, July 23, 2006

Faik Bej Konica

Faik Beu ka thene: Tipari me dallues i shqiptareve eshte permbajta.

permbajtja

Thursday, July 20, 2006