Thursday, May 28, 2009

The National Flower of Albania


Para disa ditesh degjova kete barcalete per Shqiperine tone te dashur!

Kush eshte lulja simbol e Shqiperise?
Shishja plastike ngjyre blu!

Me erdhi te plas, por edhe per te qeshur!
E vertete, sa nuk ka!

Sa zhulsa paskemi qene mer ti eej!
Si ja paska bo Enveri nuk e di!

Friday, May 01, 2009

Italia vs. Turqia



Para disa ditesh, duke bredhur neper Internet, lexova komentin e nje te huaji qe kishte pershkuar mbare Shqiperine.
Ai buajti neper hotelet tona dhe drekoi neper restorantet tona, kur nuk ishte duke ngare makinen me qera neper rruget tona!
Ne perkthim te lire, udhetari ne fjale shkruante:

Duke marre ne konsiderate historine e pushtimeve te Shqiperise, eshte gjynah qe ky vend nuk u ndikua pak me shume prej Italise persa i perket ndertimit te rrugeve, dhe pak me shume prej Turqise persa i perket menyse se restoranteve!

M'ane tjeter, nese ky udhetar do kish' pasur fatin qe te buante neper shtepite tona, do vinte re qe brenda shtepise shqiptaret ja kane plotesuar deshiren..disi!
Kuzhina jone shtepiake eshte ndikuar shume nga kuzhina turke, dhe mobiljet tona jane...italiane!

Wednesday, December 17, 2008

A jena a po s'jena kinga?


Sot rashe ne kete faqe krejt rastesisht!
http://translate.google.com/translate?hl=en&sl=fr&u=http://www.voyages.liberation.fr/livre/john-demos-l-albanie-sans-niaiserie&sa=X&oi=translate&resnum=1&ct=result&prev=/search%3Fq%3Dalbanie%2Bjohn%2Bdemos%26hl%3Den

N'ate fare mizerje, shikojini shqipet e mia si e mbajne veten!
Jua marrsha te keqen jua marrsha! Rrezik edhe e kane qeras kete fotografin, ashtu, me ate fukarallikun e vet!

S'ka si ne!

Monday, September 29, 2008

Me ta more f'tyren e n'erin i joti, ose, "Ti ke hyqem me i perpi, po je i gjone e duron shume"


A ka mbarim marria?
Gjykojeni vete!
Ju lutem, degjojeni deri ne fund kengen

http://www.youtube.com/watch?v=8tNl5dS59TQ&feature=related


Shqiperia, m'ane tjeter, qe te mos mbetet pas ne Konkursin "Miss dhe Mister Vidhisja", ofroi kete tjetrin per konkurim!

http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=639

Nga Viset Shqiptare ne Maqedoni, ne Konkurs, konkuron Ekipi i futbollit i Kumanoves qe quhet...K.F.MILANO!
Qe lidhja (ose il connezione, sic i thone Kumanovaret)

http://kumanova.li/modules/news/article.php?storyid=342

Po sic thote dhe kenga per detin:

Permbi ty shkojn shum' gjemi
Edhe bojn zullum
Ti ke hyqem me i perpi
Po je i gjone e duron shume

Friday, May 02, 2008

Parlamentarizem Kolateral, ose... Is there a banker in the House?


Duke shfletuar gazeta shqiptare ne Internet, rashe ne kete MARGARITAR!!!!
Artikulli i meposhtem eshte marre nga gazeta SHEKULLI, e dates 2 Maj 2008.

"Kredi me letër deputeti.. A mund të ndodhë ndokund kjo lebeti?"
Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Klodian, student UT
Pre, 02 Maj 2008 09:08:00





Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Është një fjali që tregon se shumica dërrmuese e atyre që morën kredi në periudhën '93-'98, paraqesin si garanci për marrjen e kredisë dokumente për anëtarësim në parti apo rekomandime nga deputetët e zonës. Kredi të tilla çuan në falimentim Bankën Tregtare Agrare, e cila u mbyll më prill '98, ndërkohë që dy bankat e tjera u mbajtën në këmbë për shkak se Buxheti i Shtetit mori përsipër kreditë e pakthyera. Këto kredi i kushtuan taksapaguesve 19.2 miliardë lekë të rinj, deri më vitin 2001.

A mund të ndodhë në një vend tjetër normal kjo lebeti ekonomike?

Friday, March 14, 2008

Sot eshte Dita e Veres! Gezuar, dhe mot me mire!


Sot eshte Dita e Veres!
Gjyshi im, ndjese paste, shkulur nga Elbasani qe i vogel fare, ne kishte dite qe e merrte malli per Elbasanin, ishte Dita e Veres, 14 Marsi.
Neve te tjereve, kjo date nuk na thonte gje. Me perjashtim te faktit qe Baba M ate dite vinte mastike ne tavoline dhe kusherinjte e tjere elbasanllinj e uronin "Mot ma' mire".
Kjo kenge eshte per te gjithe ata qe e festojne Diten e Veres, dhe meqenese Baba M "nuk a' ma' ", po vendos nje kenge per ate qe shkoi, ne vend te asaj qe po vjen.
Gezuar Diten e Veres, dhe... mot ma' mire! :)

Pse Ti Lule Rrin E Mshehun
I
Pse ti lule rrin e mshehun,
E s'prekesh me dore;
Vetem dimtit del e veshun,
Bardh-o porsi bore, hajde, bardh-o porsi bore.

II
Une jam lule dimnore,
Porsi nji pranvere;
Mundesh djal me m'kape ne dore,
Porse nuk kam ere, aman, porse nuk kam ere.

III
Ti pse thirresh lule topce,
Edhe ere nuk ke;
Shifesh rralle nder bahce e kopshte,
Por e bukur je, aman, por e bukur je.

IV
Une jam nji lule e rralle,
Qi shpesh s'iu rri ne dore;
Porse jam une per beqar,
O me thone lule bore, aman lule bore.

Wednesday, March 05, 2008

"Pavarsejshen of Kosovo" ose "Mu' akoma s'm'ka hik qejfi"






Para disa ditesh, pashe kete foto ne nje gazete. Pershkruan nje mesuese ne Kosove, tek po i defton nxenesve Flamurin e Kosoves. Ne sqetull mesuesja mban Flamurin Kombetar. Flamuri serb nuk duket asgjekundi - dukshem, nuk eshte e nevojshme t'u shpjegohet femijeve pjesa e Historise se para 98-tes qe ata te kuptojne c'po ndodh. Duke gjykuar nga mosha e femijeve, ne fakt, eshte logjike qe flamuri serb te mos jete prezent. Keta femije jane rritur (mbase edhe lindur) ne nje Kosove te lire nga Serbia! Kjo ndjenje e ngohte lirie qe percon kjo foto me kujtoi Norman Rockwell dhe "4 Lirite" e tij (e di, e di, shume "cheesy", por prape...).
Femija e Kosoves, jam i sigurte, do i gezoje te katerta keto liri!
Dite me te mira...