Friday, May 02, 2008

Parlamentarizem Kolateral, ose... Is there a banker in the House?


Duke shfletuar gazeta shqiptare ne Internet, rashe ne kete MARGARITAR!!!!
Artikulli i meposhtem eshte marre nga gazeta SHEKULLI, e dates 2 Maj 2008.

"Kredi me letër deputeti.. A mund të ndodhë ndokund kjo lebeti?"
Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Klodian, student UT
Pre, 02 Maj 2008 09:08:00





Në një shkrim në faqet tuaja në internet, lexova këtë paragraf: "Kreditë që ka për detyrë të mbledhë ATK njihen në gjuhën e bankierëve si "kredi me kolateral autorizim deputeti"...

Është një fjali që tregon se shumica dërrmuese e atyre që morën kredi në periudhën '93-'98, paraqesin si garanci për marrjen e kredisë dokumente për anëtarësim në parti apo rekomandime nga deputetët e zonës. Kredi të tilla çuan në falimentim Bankën Tregtare Agrare, e cila u mbyll më prill '98, ndërkohë që dy bankat e tjera u mbajtën në këmbë për shkak se Buxheti i Shtetit mori përsipër kreditë e pakthyera. Këto kredi i kushtuan taksapaguesve 19.2 miliardë lekë të rinj, deri më vitin 2001.

A mund të ndodhë në një vend tjetër normal kjo lebeti ekonomike?

1 comment:

., said...

Pershendetje!
Ky eshte blogu im:
Revista Letrare ADMET
http://www.freewebs.com/andimecaj/index.htm
Lexim te kendshem!