Friday, January 11, 2008

Belle Epoque?


Para ca ditesh rashe ne website-in e Instituto Luce!
Ne mes te fotografive te Shqiperise nga koha e Fashizmit, kjo ketu me pelqeu me shume, per disa arsye.
E para, sepse parrulla siper skenes eshte shume ironike; mund ta marresh si te duash, edhe ne kuptimin "na ke cliruar (nga Zogu I)", edhe ne kuptimin "na ke hapur mendjen, na ke liruar kulturalisht". Kjo e dyta eshte e preferuara ime, sidomos kur e lidh (parrullen) me femijet e veshur ne stilin e shek. te 18.
Per me teper, kur kujtojme qe shekulli i 18-te asociohet shpesh me Iluminizmin dhe me dekadencen e Vjenes dhe Parisit te Marie (let-them-eat-cake) Antoinette-s.

Thursday, January 10, 2008

Parade Mode ne Tirane, me 1956!! Me filmime!!

T'ma kishte thene njeri nuk do e besoja, por ja qe...

http://www.aqshf.gov.al/index.php?fq=videoa&video=28

Kjo dashtnija kjofte mallkue - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Kjo dashnija kjofte mallkue,
Qi s'me len aspak me u ndale;
Ty moj lule pa t'i shkrue,
S'pakut dy, tri fjale.

Oh! Malli jot s'me len derman, aman,
T'kishe krahe i mjeri, t'bijshe n'prehnin tand.

II
Ty moj lule, nje here t'zgjodha,
E ne zemer te mbaj ndry';
Ndonse larg prej teje u ndodha,
Menden e kam n'ty.

Oh! T'shkreten zemer c'ma ke there, aman,
Drue po vdes i mjeri pa te marrun ere.

III
Syte prej lot've rrine pa u terun,
Lodja e jeme n'ty pikofte;
Cka t'i tham k'saj zemre t'therun,
Kurr' hallall mos t'kjofte.

Oh! N'anderr m'vjen e me trazon, aman,
Zemren teme t'ngraten n'vaj perhere ma con.

Wednesday, January 09, 2008

Me kile, mer, me kile


Sot po lexoja ne revisten "The New Yorker", [http://www.newyorker.com/] nje artikull per tregtine e skrapit. midis te tjerash, rashe ne kete paragraf shume komik (dhe te vertete):

Ne 2006-n, cmimi i bakrit mberriti (per nje periudhe te shkurter)ne nivelin rekord prej 4 dollaresh paundin (8 dollare kilen),kjo per arsye te kerkeses se madhe per baker nga Azia dhe pasigurise se rezervave syresh ne disa nga rajonet me te rendesishme ku nxirret baker - Indonezi dhe Amerike Latine.
Ky nivel cmimi i larte i bakrit e beri "qindarken" Amerikane (penny-n) me te vlefshme si peshe ne skrap se si monedhe. Ne Punishten e Parave te SHBA-se filluan te vijne pyetje, nese eshte e lejueshme qe "qindarkat" te shkrihen neper fonderite e skrapit.
Ne Dhjetor te 2006-s, Punishjta, duke parashikuar zbrazjen e tregut nga "qindarkat" e bakrit, nxorri rregulla te reja qe ndalojne shkrirjen e monedhave!

Tuesday, January 08, 2008

Metelikun ta kam fal - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Metelikun ta kam fale,
E bej, aman, aman,
Ti ala s'e ke harxhue,
Aman, aman-e
Blej kalem e mereqep-e,
Xhylfet tueja me t'i shkrue,
E sa e bukur je.

II
Te kam thirre nje nate me bujte,
E bej, aman, aman,
Ma don zemra me me ardhe;
Aman, aman,
Ti kujton se due me lujte,
Maraku me ty m'ka xane
E sa e bukur je.

III
N'ate dekik q'i dalin hana,
E bej, aman, aman
Dalim bashke e rrime ne fresk,
Aman, aman,
Drue qyqja se m'dikton nana,
T'baj me dite me guralec,
E sa e bukur je.

----------------------------------------
Metelik - Monedhe e vjeter prej metali

Gem mbi gem kendon bylbyli - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare



I
Nder njato kodra jeshile,
Nji bylbyl, kendon;
Ganxhe cili drandofilli,
Mbi shoqet lulzon.

II
Gem mbi gem kendon bylbyli,
Mbushun me maraz;
Kur i thane se gardalinen,
E kane ndrye n'kafaz.

III
Praj, bylbyl se mjaft lote derdhe,
Ti per dashtuni;
Cou e hyp ti prap n'ate cerdhe,
Mor rri ne vetmi.

IV
K'ndo bylbyl se erdh pranvera,
Celin mal e fushe;
Si me vjollca e lule tjera,
Bahcet kenkan mbushe.