Wednesday, March 05, 2008

"Pavarsejshen of Kosovo" ose "Mu' akoma s'm'ka hik qejfi"






Para disa ditesh, pashe kete foto ne nje gazete. Pershkruan nje mesuese ne Kosove, tek po i defton nxenesve Flamurin e Kosoves. Ne sqetull mesuesja mban Flamurin Kombetar. Flamuri serb nuk duket asgjekundi - dukshem, nuk eshte e nevojshme t'u shpjegohet femijeve pjesa e Historise se para 98-tes qe ata te kuptojne c'po ndodh. Duke gjykuar nga mosha e femijeve, ne fakt, eshte logjike qe flamuri serb te mos jete prezent. Keta femije jane rritur (mbase edhe lindur) ne nje Kosove te lire nga Serbia! Kjo ndjenje e ngohte lirie qe percon kjo foto me kujtoi Norman Rockwell dhe "4 Lirite" e tij (e di, e di, shume "cheesy", por prape...).
Femija e Kosoves, jam i sigurte, do i gezoje te katerta keto liri!
Dite me te mira...

No comments: