Friday, December 28, 2007

Cmimi i Vitit te Ri per Ironi te Paqellimshme i shkon... gazetes Week!! The award for unintentional irony goes to ... "Java" newspaper.


Pyetja qe me shqeteson mua eshte:
Si tingellon me bukur, kur flasim PER Gegnishten?
Kur e levdojme ne Anglisht, apo SHQIP!
Gazeta Java dukshem mendon qe Anglishtja i ben me shume nder Gegnishtes se kjo palo-gjuhe tjeter, shqipja e memes, me nje fjale!!

Apo... ndoshta nuk po flasin fare per Gegnishten keta?! Ndoshta po levdojne hiret e Geges! Gega asht burre i pashem?
Ben vaki, ben vaki!

Thursday, December 27, 2007

Analistet - Inteligjienca e re Popullore? Me sa duket!


Ka disa kohe qe fjala "analist" ka filluar te beje vend ne fjalorin e te perditshmeve te Shqiperise. Por tani se fundi, kjo fjale, me duket mua, po perdoret gjithnje e me shume si pershkrim, kaq! Pak a shume si fjala "kuadro" (ai eshte kuadro), nje fjale po aq e vagullt per tu perkufizuar!!

Dhe dje me ne fund mberriti edhe vendi i vecante ne Tribune per kete klase te re; klasen e Analisteve!
Vini re me kujdes se KUSH mori pjese ne kete ceremoni!!



Dekorimi i Kelcyres, jo ne faqen zyrtare

E Enjte, 27 Dhjetor 2007
Me propozim te Kryetares se Kuvendit, Presidenti Bamir Topi dekoroi me 22 dhjetor me urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” pese personalitete te historise, Lef Nosi, Dom Nikolle Kacori, Mit’hat Frasheri, Pandeli Evangjeli dhe Ali Kelcyra. Kane kaluar pese dite nga dekorimi i firmetareve te Aktit te Pavaresise dhe ne faqen zyrtare te internetit te Presidences nuk eshte publikuar ende dekorimi i tyre. Procedure kjo e njohur edhe e praktikuar me cdo dekorim qe kryhet nga kreu i shtetit. Dekorimi u krye ne Kryesine e Kuvendit ne nje ceremoni te organizuar nga Kryetarja Topalli, e cila kembenguli per dekorimin e tyre. Dekorimi u be ne pranine e familjareve te firmetareve, historianeve, studiuesve, deputeteve dhe ANALISTEVE. :)




http://www.kohajone.com/html/artikull_16142.html

Monday, December 24, 2007

Rruga me emrin me te gjate ne bote? Ka shume mundesi!


Nje nga gjerat e para qe te ben pershtypje kur del nga Shqiperia, eshte fakti qe shumica e rrugeve kane emra njefjalesh! Mbahet mend kollaj, dhe shenjat kushtojne me pak.
Megjithate, edhe me dy fjale (Ismail Qemali)eshte e pranueshme. Por a ka zarf qe e nxe kete adrese?

Friday, December 07, 2007

Vaj si kenka ba dyrnjaja - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare


I
Vaj si kenka ba dyrnjaja,
Mos me t'u ba me kene gjalle;
Une i mjeri fukaraja,
Paskam ndodhun pa ikball*.

II
Gjith' prej hallit, prej sikletit,
Me u ba' borxh me dal' me trete;
Mora rrugen e gyrbetit,
Selametin per me gjete.

III
Rrugen mbare me lote e lava,
Der' sa mbrrina jabanxhi;
Zemra m'tha gjithmone se kjava,
Qysh i vogel, der' n'pleqni.

IV
Me tamam kane pase thane motit,
Vendit t'huej mjer kush i shklet;
Paska kene shkruemun prej Zotit,
Me m'shkue jeta ne gyrbet.


------------
*Ikball - fat

Thursday, December 06, 2007

Oh! N'ate fushe t'mejdanit - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare


I
O, n'ate fushe t'mejdanit,
Shkon e vjen dyrnjaja,
Sille kryet prej xhamit,
Digjet fukaraja.

II
O, cka po t'thote jot'ame,
Dite edhe per dite,
Ven dallfes* m'njen'ane,
N'dac me xane ashik-e.

III
O, mori shtat selvi-e,
Shikjo ne qitab-e,
Fol me goje Nurije,
Se ban shume sevap-e.

IV
Djali ka cue leter,
Shndoshe e mire po jam,
Kqyr e gjeje nji tjeter,
Se per ty nuk jam.


--------
*Dallfes - Mbulese e qendisur koke qe vinin nuset

Moj e vogel si florini - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare


I
O, moj e vogel si florini, aman, aman, aman-e;
O, permbi hazna* t'xhevahirit aman, aman, aman-e;
O, permbi pashallaret e Vezirit, shota moj zylyfe,
Je mbi shoqet tueja, more sy.

II
O, me dijte ti sa fort te due, aman, aman, aman-e;
O, sy e vetlla t'i due aman, aman, aman-e;
O kalem te zi jane shkrue, shota moj zylyfe,
Je mbi shoqet tueja, more sy.

III
O, moj gershetat fije ari, aman, aman, aman-e;
O, hije t'bajn-o, midis t'ballit, aman, aman, aman-e;
O, porsi hana qi del s'parit, shota moj zylyfe,
Je mbi shoqet tueja, more sy.

-----------
* Hazna - Thesar