Friday, December 07, 2007

Vaj si kenka ba dyrnjaja - Tekste Kengesh te Vjetra Shqiptare


I
Vaj si kenka ba dyrnjaja,
Mos me t'u ba me kene gjalle;
Une i mjeri fukaraja,
Paskam ndodhun pa ikball*.

II
Gjith' prej hallit, prej sikletit,
Me u ba' borxh me dal' me trete;
Mora rrugen e gyrbetit,
Selametin per me gjete.

III
Rrugen mbare me lote e lava,
Der' sa mbrrina jabanxhi;
Zemra m'tha gjithmone se kjava,
Qysh i vogel, der' n'pleqni.

IV
Me tamam kane pase thane motit,
Vendit t'huej mjer kush i shklet;
Paska kene shkruemun prej Zotit,
Me m'shkue jeta ne gyrbet.


------------
*Ikball - fat

2 comments:

Agobooks said...

Hm!
Sikur të jetë shkruar dje, dhe për ne që nuk jemi në atdhe.

tabakhone said...

n.ago!
Flmd per viziten!
Eshte interesant qe kjo kenge kendohet si ne variantin e ahengut shkodran edhe ne variantin e Shqiperise se Mesme (me pak ndryshime)!!