Thursday, December 27, 2007

Analistet - Inteligjienca e re Popullore? Me sa duket!


Ka disa kohe qe fjala "analist" ka filluar te beje vend ne fjalorin e te perditshmeve te Shqiperise. Por tani se fundi, kjo fjale, me duket mua, po perdoret gjithnje e me shume si pershkrim, kaq! Pak a shume si fjala "kuadro" (ai eshte kuadro), nje fjale po aq e vagullt per tu perkufizuar!!

Dhe dje me ne fund mberriti edhe vendi i vecante ne Tribune per kete klase te re; klasen e Analisteve!
Vini re me kujdes se KUSH mori pjese ne kete ceremoni!!



Dekorimi i Kelcyres, jo ne faqen zyrtare

E Enjte, 27 Dhjetor 2007
Me propozim te Kryetares se Kuvendit, Presidenti Bamir Topi dekoroi me 22 dhjetor me urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” pese personalitete te historise, Lef Nosi, Dom Nikolle Kacori, Mit’hat Frasheri, Pandeli Evangjeli dhe Ali Kelcyra. Kane kaluar pese dite nga dekorimi i firmetareve te Aktit te Pavaresise dhe ne faqen zyrtare te internetit te Presidences nuk eshte publikuar ende dekorimi i tyre. Procedure kjo e njohur edhe e praktikuar me cdo dekorim qe kryhet nga kreu i shtetit. Dekorimi u krye ne Kryesine e Kuvendit ne nje ceremoni te organizuar nga Kryetarja Topalli, e cila kembenguli per dekorimin e tyre. Dekorimi u be ne pranine e familjareve te firmetareve, historianeve, studiuesve, deputeteve dhe ANALISTEVE. :)




http://www.kohajone.com/html/artikull_16142.html

No comments: