Tuesday, September 11, 2007

Cfare thote? Cfare thote? - Kenge popullore shqiptare


Une e kam shume qejf muziken popullore shqiptare. Sa me e vjeter kenga, aq me me qejf e degjoj. Me me qejf dhe me me kujdes. Pse? Sepse shpesh, kengeve te vjetra nuk ua marr vesh fjalet. Nganjehere sepse incizimi eshte i keq, nganjehere sepse kengetari nuk ka diksion te rregullt dhe i ha fjalet. Nganjehere, thjesht sepse nuk i kuptoj fjalet.
Pyes rrotull per ndonje fjale, ca here me pergjigjen me "nuk e di", ca here te tjera me pergjigjen me nje fjale qe i eshte ngjitur kenges me vone.

Kete vere gjeta ne Shqiperi nje liber te quajtur: "250 Kenge Qytetare Shkodrane", transkiptuar dhe harmonizuar nga Tonin Zadeja dhe Tonin Daija (Idromeno, 2000).
Duke menduar qe ka dhe te tjere njerez me kete kuriozitet per fjalet e kengeve te vjetra shqiptare, dhe duke shpresuar qe ky Blog eshte i "Gugllushem", vendosa qe here pas here te postoj tekste te kengeve qe gjenden ne kete liber. Koshient qe botuesit e ketij libri nuk do marrin asnje lek te verdhe nga kjo pune, i kerkoj ndjese, por ne vetvehte jam i qete sepse, e para, leket e mia i moren (20 mije leke te vjetra, faleminderit shume) dhe e dyta, sepse une besoj thellesisht qe keto kenge jane prone e TE GJITHEVE, dhe keshtu "e drejta e autorit" eshte nul.
Po e filloj ne...ne postimin tjeter

2 comments:

Unknown said...

Me tregoni ju lutem, se n`cvend ne shqipri e keni gjete kete liber te cilin gati qe nje vite jame duke e kerkuar, jo per tekste kengesh por per shkake te notizimit te tyre.

Unknown said...
This comment has been removed by the author.