Monday, July 30, 2007

Gaca te nje cilesie te larte shkrimesh


Sot rashe ne kete shkrim te nje njeriu te panjohur (per mua). Shkrimi eshte i nje cilesie te larte dhe une mezi po pres per vazhdimin e tij neser tek Gazeta Shqiptare (qe nuk eshte as gazete, dhe as shqiptare, por kjo eshte tjeter mesele, dhe nuk ja ul vlerat shkrimit).
Gjeta dhe nje biografi te vogel te autorit. Kini nge, dhe lexojeni shkrimin deri ne fund sepse do jene 5 minuta te harxhuara mire.

Irhan Jubica
Lindur ne Shkoder, me 1973. Me 1994-'95 kryeredaktor i gazetes "Thyerje". Me 1996 kryeredaktor i revistes letrare "Orana", me 1997-e vazhdim, koordinator i Penclub "Orana", nje grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kultures ne gazeten "55". Me 1999 themelon dhe drejton gazeten "Fjala e Shkodres". Me 1996 boton vellimin e pare poetik "Beduini i fundit" ("Orana"), ndersa me 1997 vellimin ne proze "Nata e Shen Valentinit" ("Marin Barleti").
Ka botuar ne shtypin letrar dhe ate periodik artikuj problematike kulture, si dhe krijimtari poetike e proze, si dhe perkthime nga italishtja e anglishtja. Aktualisht kryeredaktor revistes letrare "ars"





Nje varr per te verteten e eshtrave te Fishtes


29/07/2007
• Irhan Jubica



Pikëpyetje, shumë pikëpyetje A janë hedhur me të vërtetë në Drin
eshtrat e Gjergj Fishtës? A mos kjo histori është më shumë
një legjendë, që për shkak të ndjeshmërisë së publikut, rezultoi më
funksionale se ajo letrarja e vitit 1963, me protagonistë një
gjeneral dhe një prift? A është e mundur që i njëjti dëshmitar të
ketë qenë i pranishëm edhe kur është dhunuar varri, që sipas një
varrmihësi, ka qenë rreth dy metër larg pllakës së mbishkruar, edhe
kur janë futur eshtrat në thes, edhe kur janë ngarkuar në karro edhe
kur karroja ka ecur përgjatë qytetit nëpër një rrugë rreth 3 km deri
në Drin? Drini qarkon një pjesë të mirë të Shkodrës, ndaj në ç’vend
janë hedhur në Drin? Në ç’datë? Në ç’orë? Kush tjetër ishte
dëshmitar? Cilët ishin varrmihësit? Po karrocieri? A e dinin
varrmihësit se për çfarë po gërrmonin? Po karrocieri, a e dinte se
çfarë po hidhte në lumë? Kush i urdhëroi të gjithë këta njerëz? Po
sikur eshtrat e Fishtës të mos jenë hedhur fare në lumë, por të jenë
fshehur diku tjetër?
Pse nuk i janë përgjigjur këtyre pyetjeve asnjë nga françeskanët që
shkruan historinë e atij Kuvendi të famshëm? Pse nuk është shpallur
një kërkim zyrtar i pjesës tjetër të eshtrave? A është e vërtetë se
lufta ndaj besimit në Shqipëri, më së shumti ishte luftë kundër
katolicizmit (dhe myslimanizmit), e udhëzuar apo frymëzuar nga
ortodoksia sllave për shkak ndoshta të një xhelozie të vjetër të
tyre ndaj katolikëve shqiptarë, meqenëse edhe numri i klerikëve
ortodoksë të përndjekur është i papërfillshëm, sidomos në raport me
besimet e tjera?
Nuk janë pikëpyetjet e vetme që dalin duke lexuar dëshmitë aq të
pakta e fragmentare të atyre që e jetuan atë kohë. Një pjese të
këtyre pyetjeve tenton t’i përgjigjet ky shkrim, por natyrisht
pyetja më thelbësore mbetet “Pse?”.

Jeronimi përsëri
“…U shkatërruan kishat… Pranë altarëve të Krishtit u lidhën kuajt si
në grazhd… Eshtrat e martirëve u nxorën nga varret”. Fjalët e
përkthyesit “Shë Hieronim” ilir të Biblës në latinisht, sipas
Bogdanit, duket sikur janë shkruar në vitin 1967, e jo dikund rreth
vitit 400 të mijëvjeçarit të parë, e ndonëse i referohen dyndjes së
hunëve, gotëve, skithëve e vandalëve në Ballkan e më gjerë, e japin
më së miri tablonë përmbyllëse të luftës së komunistëve shqiptarë
kundër besimit. Kjo luftë kishte nisur që në vitin 1945 me
burgosjen, torturat, internimin, pushkatimin e mbi 200 klerikëve, me
grabitjen dhe vjedhjen e autorësisë së arkivave unikale të kishave,
vlera e të cilave më shumë se fetare ishte kulturore e historike
shqiptare, me prishjen e 2300 objekteve me vlera arkitekturore të
kultit.
E pikërisht në vitin 1967, plot 1900 vjet mbas 29 qershorit të
kryqëzimit dhe tretjes së varrit të apostullit të Krishtit, Shën
Pjetrit, në Shqipëri u dhunuan dhe u tretën eshtrat e Shën Fishtës,
“Apostullit të Madh të Shqiptarizmës”, siç e quan Koliqi.
Në fakt, për faj të shqiptarëve ose jo, panteonit kurrë të ngritur
të kombit i mungojnë shumë prej eshtrave të të vdekurve të mëdhej:
varri i Gjergj Kastriotit u dhunua prej turqve, përpara se trupi i
pajetë i Pjetër Bogdanit të hidhej në shesh po prej aziatikëve. (Zef
Simoni shkruan se më 1946, pas torturave, edhe trupi i varur i
priftit Mark Gjani iu hodh qenve e kockat u lëshuan në përrua.) As
serbët nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e mbledhësit të Kanunit,
Shtjefën Gjeçovi; “L’Osservatore Romano” i 30 janarit 2000 thotë se
në të njëjtën mënyrë u sollën edhe komunistët me eshtrat e Jak
Serreqit, Lazër Mjedës, Gaspër Thaçit, Ernest Cozzit, Bernardin
Shllakut e Gjergj Fishtës. Në shumë shkrime përmendet edhe Dedë Gjo’
Luli, për të cilin herë thuhet se ka qenë varrosur pranë Fishtës, e
herë në kapelën e vogël, në të majtë të altarit të Kishës
Françeskane, bashkë me fretërit e lartpërmendur, por kjo nuk i
pengoi komunistët ta njihnin hero, edhe pse ia tretën eshtrat.

Fjalët e kohës. Fishta që s’është
7 shkurt 1967. Gazetat “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”e “Puna” botojnë
fjalimin pesërfaqesh, në dukje kundër burokracisë, që Enver Hoxha
kishte mbajtë një ditë më parë në takimin e zgjeruar të disa
organizatave të rinisë e Partisë së Punës. Disa ditë më vonë,
fjalimin e botojnë edhe “Zëri i rinisë”, “Jeta e re” e çdo gazetë
lokale në vend. Gazetari i KQ të PPSH-së Xhelil Gjoni njofton në
“ZP”-në e 8 shkurtit se gjimnazistët durrsakë të “Naim Frashërit”
kanë marrë një nisëm për ta çliruar vendin prej së vjetrës e prej
fesë. Ky kryeartikull, në gazetën më të frikshme në vend, pasohet
nga të tjerë shkrime që pasqyrojnë entusiazmin e rinisë për
“dacibaot” që bllokojnë edhe dyert e kishave e xhamijave. Kinezëria
kulturore përkrahet në Durrës nga shkolla “Mujo Ulqinaku”, e më pas
nga i gjithë vendi. Në artikullin e gjatë “Kotësia dhe dëmi i
paragjykimeve fetare” të ZP së 18 marsit, Selami Tabaku, Arif Gashi
dhe Gjon Jaku (ky i fundit i akuzuar prej një bashkëkohësi si një
ndër “spiujt e parë të sigurimit në Shkodër, informatori kryesor për
pjesën katolike”) akuzojnë Patër Anton Harapin (që më 1944
shkruante: “…për fe e atdhe… ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që
po na zhduket ndër duer”), Hafiz Ali Tarin (antizogist, teolog
musliman që kishte mbajtur një fjalim të ndjerë në varrimin e
Fishtës) e Sali Myftinë për lidhje të ngushta me pushtuesit. Fishta
është kudo, por nuk përmendet askund. Fishta nuk përmendet as në një
shkrim për shtypin në Shkodër, që Vehbi Bala boton në “Jeta e re”,
ku ia ka dalë ta përjashtojë publicistin Gjergj Fishta nga
kontributi i themeltar në krijimin e drejtimin e “Elcisë së zemrës
s’Jezu Krishtit”, “Zanit të Shna Ndout” e “Postës së Shqypnies”, por
sidomos të “Hyllit të Dritës” pa të cilin nuk ka as histori të
shtypit shqiptar. Është koha kur në faqet e para të gazetave,
nëpërmjet titujve të mëdhenj masat e ndërsyera kërkonin “t’i
djegim”, “t’i shkatërrojmë” jo vetëm zakonet prapanike dhe
mashtrimet e fesë. Një përfaqësi e lagjes “Kongresi i Përmetit” po
në Shkodër, më 19 mars i shkruan një letër “shokut Enver Hoxha” ku e
njofton se xhamijat që kishin në lagje po i kthenin nga qendra terri
në institucione kulture. Aksione të tilla raportoheshin përditë nga
radioja dhe gazetat, si në Gjepalaj, Durrës, Tiranë, Roshnik të
Beratit, Kukës etj. E për ta mbajtur të ndezur zjarrin ku do të
digjeshin armiqtë, më 16 prill Këshilli i Përgjithshëm i Frontit
Demokratik të Shqipërisë i drejton një tjetër thirrje popullit “për
t’u ngritur mbi të vjetrën”.
Bashkë me fletërrufetë e panumërta ku në emër të rinisë kërkohej
ndalimi i fesë, kjo ishte ana e dukshme e asaj që ndodhi më 1967,
vit që i parapriu ateizmit zyrtar e që kulmoi me hapjen në Shkodër
të të vetmit muze ateist në botë. E padukshmja pjesë e këtij
aisbergu qe fatale për shkak se kalonte nga zyrat e Sigurimit të
Shtetit.
E Sigurimi nuk ka bërë asnjë fletërrufe.

Thash e them ose “bâj e bjer”
Historia e shkruar për herë të parë në një “RD” të fillimvitit 1991,
përveç kopjimit nga njëra gazetë në tjetrën, do të qarkullonte si
ata gojëdhënat, vërtetësia e të cilave, për shkak se i mvisheshin
diktaturës komuniste të konfirmuar si gjakatare dhe e pashpirt, nuk
kërkonte fakte konkrete, por mjaftohej me një pusullë anonime. Shumë
prej autorëve që shkruan për Fishtën qysh prej erës së demokracisë e
këtej, shprehen të sigurt se ka ndodhur pikërisht ashtu si shkruante
më 1990, sipas Zef Pllumit, një anonim në sallën e klubit të rinisë
“Heronjtë e Vigut”: Me urdhër të Bilal Parrucës, atëkohë kryetar i
Komitetit Ekzekutiv si dhe kryetar i Frontit Demokratik të Shkodrës,
eshtrat e Fishtës janë hedhur në Drin.
Duket pra, se ky është kontakti i parë që jo vetëm Zef Pllumi ka
pasur me lajmin për zhvarrimin e Fishtës, sepse në një shkrim
tjetër, vetë Pllumi pyeste: “A u zbulue ndonjiherë vorri i vërtetë i
Fishtës dhe a u hodhën në lum eshtnat e tij? Nuk mund [të] them
kurrgja me siguri”. Këtë artikull të rifillimit të “Hyllit të
Dritës” Pllumi e sjell në vitin 2001 në “Françeskanët e mëdhaj” dhe
e rikonfirmon në 2006 në “Histori kurrë e tregueme”, por duke i
bashkngjitur një shkrim ku, n’mes tjerash thuhet: “Kje natë. Simbas
nji dishmitari okular, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë inad
e i hodhën në Drin.” E më pas “…zoti Ferdinand Topalli, i cili
dishmonte se e kishte pa me sy dikur kah i bajtën me karro eshtnat e
Fishtës për me i hjedhë në Drin” (“Histori kurrë e tregueme”, 2006).

Ndryshe nga Pllumi që shkrimeve të veta u shton nga ndonjë element,
por pa e zbuluar të vërtetën, Konrrad Gjolaj, gjithashtu françeskan
dhe i burgosur, në veprën e tij të guximshme “Çinarët” (1996) i
përmend thuajse shkarazi “vorret e përdhunueme të Fishtës, Mjedës…”
ndërsa duke iu referuar vdekjes së Bernardin Shllakut, hedh dritë
mbi vendin e mundshëm të tretjes së eshtrave të Fishtës, kur thotë
se Shllaku ishte varrosë në Kishën Françeskane, por “me
‘revolucionin kultural’ edhe eshtnat e Tija u tretën buzë Drinazës,
në afërsi të Bërdicës, bashkë me eshtnat e vllazënve të tjerë t’asaj
Kishe”. Ipeshkvi Zef Simoni, në të shumëcituarin në botë
“Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni, nga 1944-1990” (botuar
një vit pas “Martirizimit të Kishës Katolike Shqiptare 1944–1990”,
Tiranë, 1993), e rreshton Fishtën në një listë emrash të
priftërinjve katolikë që iu tretën eshtrat, pa treguar asgjë
konkrete se si, ku, kur e kush i ka bërë këto krime. Ndërkaq, me një
akrobaci absurde Dhori Qiriazi arrin të mos e përmendë fare dhunimin
e eshtrave të Fishtës, në librin e tij “Krishtërimi në Shqipëri” që
ndoshta duhej të kishte kushtimisht shumë të vërteta për
persekutimin e klerit katolik, e posaçërisht të varreve të tyre, si
një ndër krimet më barbare të kryera nga komunizmi. As Kapllan
Resuli në “Fishta dhe të tjerë” (2001) nuk e përmend fare zhvarrimin
e Fishtës, pavarësisht synimit të librit të tij. Në vitin 1992,
ndërsa i jepte përgjigje akuzave që iu patën bërë për 50 vjet
Fishtës, studiuesi fisnik Injac Zamputi nuk ka dashur me sa duket,
të merret me çështjen e eshtrave. Megjithatë, brenda kapakëve të
librit të tij “Fishta. Koha, njeriu, vepra”, botuesi F. Ferra e merr
të mirëqenë dhunimin e varrit të Fishtës, kur shkruan “Veprën e
Fishtës nuk arritën ta zhdukin, si zhdukën eshtrat e tij”.
Natyrisht, libri me dy data “Gjergj Fishta. Jeta dhe vepra” i
autorit Vehbi Bala nuk mund të kishte diçka për zhvarrimin e
mistershëm të Fishtës, jo vetëm për shkak se në Fjalorin
Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, ky autor kishte shkruar “tanë
të zezat”, por edhe se lënda e librit daton shkurt 1961, pra 6 vjet
përpara natës pa datë të dhunimit të varrit.
Një autor tjetër, M. Korça, në “Patër Gjergj Fishta… gjeniu pa varr”
edhe pse nuk jep asnjë burim, e nuk citon asnjë dëshmitar, siguron
se “ish …edhe një natë e errët shkurti kur u përdhunua varri. Një
palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. … Bilal Parrucën
caktuan që urdhërin ta jepte!” Në këtë frymë duket se janë hartuar
mjaft artikuj. F. Radovani në “Një monument nën dhè” është i sigurt
se “përveç françeskanëve të tjerë u dhunue vorri i Poetit Kombëtar
At Gjergj Fishta dhe … eshtnat… u tretën.” Edhe një ndër studiuesit
më seriozë të letërsisë shqipe, Anton N. Berisha në librin e tij
“Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, (Prishtinë 2003), nuk e ndjen
të nevojshme të citojë asnjë burim kur pohon: “Tërbimi i kuqalashëve
ndaj këtij krijuesi madhor [Fishtës] dhe veprës së tij mbërriti deri
në absurd: ia zhdukën varrin dhe eshtrat!”. Disa vjersha e skica të
tashme të realizmit demokratik gjithashtu e marrin të mirëqenë
dhunimin e varrit të Fishtës, veç me një të dëgjuar. Në fund të
vitit 1996, dy shkrime të njëpasnjëshme në RD për ceremoninë e
rivarrimit të Fishtës, veç gafave panumërta nuk ofrojnë asgjë nga e
vërteta; madje njëri prej tyre mund të konsiderohet i
papërgjegjshëm: mbasi i ka quajtur disa herë eshtrat “mbetje të
tretura të trupit të poetit”, A. Malja shkruan më 29 dhjetor se
kisha françeskane e Shkodrës u prish gjatë vitit 1967 dhe “Me këtë
rast humbën edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës.” Vetëm një ditë më
parë, I.Seci, në të njëjtën gazetë kishte përmendur disa herë se
eshtrat e Fishtës ishin tretur nga barbarët komunistë, por pa dhënë
as më të voglin detaj se si ka ndodhur kjo. Aty shkruhet gjithashtu
se Fishta ka vdekur me 30 janar e jo dhjetor, se ka vdekur në vitin
1910 e jo 1940 etj.; gabime të mundshme teknike.
Por padyshim, maja më e lartë e asaj që mund të quhet manipulim me
çështjen, është një libër i sapobotuar me autor Pjetër Pepa. Rreth
15 nga 1600 faqet e dyvëllimshit “Tragjedia dhe lavdia e klerit
katolik në Shqipëri” (2007), i kushtohen kapitullit me titullin “20
mars 1967. Hidhen në Drin eshtrat e Poetit Kombëtar Padër Gjergj
Fishta”. Mbasi shpall qysh në titull lajmin, autori duket se
pendohet në rradhët në vijim, kur shkruan: “Për të qenë i saktë me
historinë, më duhet të them që nuk jam i sigurtë nëse, vërtet, në
këtë datë u hodhën në Drin eshtrat e Poetit Kombëtar!” Dhe më pas:
“U hodhën në Drin e gjithçka përfundoi me turp” (v.II, faqe 373).
Edhe pse nuk e vë në dyshim hedhjen e eshtrave në Drin, autori nuk e
gjykon të nevojshme të sqarojë lexuesit, por edhe historinë me të
cilën pretendon të jetë i saktë, se si ndodhi akti e cilët ishin
aktorët.

Nga ta kapësh
Ndoshta askush nuk dëshiron ta diskutojë vërtetësinë e (f)aktit të
tretjes së eshtrave të Gjergj Fishtës, por pas shfletimit të mijëra
faqeve libra e gazeta është e pamundur t’i rezistosh tundimit për të
bërë pyetjen tjetër: kur? Ka kaq pak informacion në qarkullim, dhe
koha për hapjen e arkivave të fshehta duket se nuk do të vijë
asnjëherë në Shqipëri, sa është thuajse e sigurt se ndoshta për
shkak të natyrës së çështjes, edhe kjo pyetje aq e thjeshtë e
joimplikuese “Kur?” mund të mos marrë kurrë përgjigje. Për aq kohë
sa të dyja datat e ofruara nuk mbështeten në dëshmi apo dokumente,
do të ishte e gabuar të besohej si kohë e kryerjes së atij riti
hienash qoftë nata e shkurtit, e pretenduar nga M.Korça, qoftë 20
marsi i përgënjeshtruar nga vetë P.Pepa.

Nominus svnt odiosa
Është mëkat që Konrrad Gjolaj, ky burrë i dehur prej të vërtetës nuk
ka shkruar asgjë për zhvarrimin e Fishtës, edhe pse të krijohet
përshtypja se pikërisht kjo lëndë përbënte kapitullin që sikur i
është hequr në çastin e fundit librit të tij “Çinarët”, së fundmi
ribotuar nga françeskanët “me lejen e të parit të fesë”. Megjithatë,
boshllëkun që krijojnë autorët e tjerë në veprat e tyre për Fishtën,
në lidhje me pyetjen e rradhës “Kush e dhunoi varrin”, mund ta
plotësojë rrëfimi i jashtëzakonshëm i fratit velipojak Gjolaj, alias
Tomë Marku. Një ndër kapitujt e këtij libri të panderuar me asnjë
“Pendë” prej MTKRS e madje jo fort të pëlqyer nëpër Shkodër e gjetkë
për të vërtetat therëse, është ai kushtuar mësuesit të tij, njërit
prej dy priftërinjve gjermanë të pushkatuar në Shkodër më 1946:
Alfons Trackit. Përpara këtij kapitulli, vjershat e këngët e
panumërta kushtuar mësueve janë të vogla, por le të kthehemi në
çështje. Faqe pas faqeje, duke paraqitur gjendjen e klerit katolik
qysh prej vitit 1945, At Gjolaj nuk heziton të japë një mori emrash
të atyre që ishin protagonistët e sulmit mbi besimin, sulm që nuk u
ndal me vdekjen. Viti 1967 nuk është dhe aq i largët, ndaj paraqitja
e emrave të mëposhtëm mund t’ia kthejë kujtesën atyre që dinë diçka
për këtë ngjarje të errët. Gjithmonë duke cituar At Konrrad Gjolajn
nga libri i tij “Çinarët” (1996), konstatojmë se: Misto Treska, Kolë
Jakova, Rasim Guri, Gjovalin Luka, Irakli Bozo, Tonin Jakova, Gjon
Bushati, Muhamet Oruçi, Ahmet Daja, Sadetin Mandija, Ismail
Barbullushi, Zija Dibra, Mark Ndoja, Arif Gjyli, Hajdar Delvina,
Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Qazim Kapisyzi, Zoj Themeli, Fadil
Kapisyzi, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Zoj Shkurti, Nesti
Kopali, Gjon Prendushi, Çesk Shoshi, Hys Zaja, Pjetër Darragjati,
Mestan Janiku, Aranit Çela, Tonin Miloti, Spiro Pane, Gjon Jaku,
Rrahman Përllaku, Qamil Gavoçi, Gani Dizdari, Ahmet Çaku, Mahmut
Kaja, Shaban Arra, Gaspër Leci, Martin Margilaj, Gac Mazi, Nuri
Llazani, Stavro Frashëri, Çiril Pistoli, Sabri Hoti, Ethem
Barbullushi, Gjon Banushi, Hamit Beqja, Ramiz Alia, Ylvi Dibra,
Pjerin Kçira, Gjovalin Mazreku, Zef Bardhoku, Vehbi Çanga, Luigj
Shala, Hulusi Hako, Dilaver Sadikaj, Pjetër Hasi, Mark Uli, Sadik
Rama, Rustem Sykja, Nevzat Haznedari, Ndoc Deda, Vehibe Xhabija,
Xhixhi Mazi, Xhuhere Mushani, Satber Jubani, Minire Haxhi, Kasëm
Troshani, Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, Shyqyri Çoku, Asllan Lici,
Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Bik Pepa, Kadrie Kopliku,
Marie Vasili, Mita Leka, Bose Marku, Marie Siliqi, Laje Haxhia,
Gjylafe Gjylbegu, Jovanka Perja, Violeta Stavri, Adlije Kazazi,Pal
Mëlyshi, Xhemal Selimi, Adlije Bushati, Ndreko Rino, Mehmet Shehu,
Shefqet Peçi, Faik Kapllani, Skënder Drini, Tano Banushi, Hasan
Smaja, Lin Çollaku, Nush Baba, Asim Halili, Zef Shohi, Faik
Minarolli, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Dhimitër Shkodrani, Jahe Tefiku,
Mustafa Qilimi, Hilmi Hebovija, Loro Beltoja, Xhemal Dini, Angjelin
Kumria, Fadil Ymeri, Ramiz Hafizi, Halit Isufi, Fadil Kraja, Jovan
Vojushi, Selahedin Cena, Luigj Frangaj, Mikel Prennushi, Musa Kraja,
Lin Simoni, Pjetër Hasi e Mark Tarri ishin njerëzit më aktivë të
kohës në krye të luftës kundër fesë dhe njerëzve të fesë. Ai përmend
edhe Ndoc Vasilin, xhakonin e ri, që më vonë, sipas tij do të bëhej
bashkëpunëtor i Sigurimit në futjen e armëve në Kishë, si dhe disa
priftërinj të tjerë, të cilët më vonë janë penduar e falur nga
eprorët e kishës. Sipas Gjolajt, detyrat dhe përfitimet e secilit
ishin të ndara: një pjesë ishin spiunë; një pjesë agjitatorë dhe
bërtitës në salla gjyqesh kundër klerit; një pjesë përvetësuan
veprat shkencore nga arkivat e kishave dhe u doktoruan, me studimet
e Justin Rrotës, psh.; një pjesë ishin të pabesë me miqtë; një pjesë
i kanë lyer duart me gjak duke torturuar për vdekje, duke gjymtuar
këmbë, duke ngulur gozhdë në kafka, apo duke ekzekutuar të
pafajshëm; një pjesë ndërmerrnin hetime, ngrinin akuza dhe
nënshkruanin mandate vdekjeje; një pjesë ishin ordinerë, hajdutë,
kriminelë, përdhunues; një pjesë…
Është e qartë se përderisa bëhet fjalë për periudhën nga vitet 1945
e në këtej, pjesa më e madhe e emrave të akuzuar prej Gjolajt kanë
vazhduar ta udhëheqin deri në fund luftën kundër fesë, pra edhe
mbylljen e kishave e të xhamijave. Ndryshe nga anonimi i dhjetorit
1990 që citon Zef Pllumi, Konrrad Gjolaj nuk përmend emrin e Bilal
Parrucës, një figurë aktive në jetën partiake, shoqërore, madje edhe
gazetareske në Shkodrën e atyre viteve, por shtimi i këtij emri nuk
përjashton mundësinë që dhunuesit e varrit të Fishtës të jenë disa
prej emrave të lartpërmendur. Edhe konfirmimi apo hedhja poshtë e
kësaj hipoteze të mbështetur në fakt, në një taban të qëndrueshëm, i
takon gjithashtu të ardhmes, meqenëse së tashmes, dëshmitarët kanë
vendosur t’ia mbyllin gojën.
Prej kohësh jo vetëm në “gazetën gojore të Shkodrës” qarkullon një
variant, sipas të cilit dy burra të së njëjtës familje, me të
njëjtin mbiemër kanë kryer zhvarrimin dhe hedhjen e eshtrave në
Drin. Por këto dy burra mbajnë mbiemrin e një prej anëtarëve të
kuvendit të Shqipërisë. Pushteti i politikës, jo vetëm në Shqipëri,
ka mbytur të vërteta dhe njerëz të mëdhenj, ndaj pyetjes se a janë
emrat e të akuzuarve nga kjo “gazetë” në listën e mësipërme, apo ato
emra ruhen jo vetëm prej politikës, por ndoshta edhe për arsye të
reputacionit të besimit, më saktë se askush tjetër mund t’i
përgjigjet dëshmitari i vetëm publik i zhvarrimit, F. Topalli, i
cili flet nëpërmjet shkrimit të dikujt tjetër, por pa treguar
asnjëherë se cili paska qenë ai status i tij kaq i fuqishëm, që i ka
mundësuar praninë që në momentin e dhunimit të varrit e deri në
hedhjen diku në Drin të eshtrave të Gjergj Fishtës, ndoshta në
njërën nga ditët e para të prillit të largët 1967.
Po në këtë qytet, një ish-punëtor kërkon shpërblim të majmë për të
treguar vendin, ku sipas tij janë fshehur eshtrat e Fishtës, që ai
pretendon se nuk janë hedhur në Drin. Se sa të drejtë ka në
pretendimin e vet ky njeri, ndoshta nuk ka për t’u mësuar asnjëherë,
jo vetëm se që prej 16 vjetësh ai nuk ka gjetur njeri t’ia blejë të
vërtetën e tij, por dhe se ky variant është hedhur në treg, kohë më
parë nga njerëz me kredibilitet të dyshimtë e me qëllime aspak të
qarta.

(vijon në numrin e ardhshëm)











Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Friday, July 27, 2007

Tutje, tutje nga qyteti. Nga rremuja nga rremeti



Une kam filluar te krijoj nje si bicim koleksioni artikujsh udhetimesh qe njeri apo tjetri shkruan neper gazeta apo revista. Inglizi i thote "arm-chair traveller". NJe zhaner i tere librash te tille i ofrohen njerezve qe si puna ime ka me shume deshire per te udhetuar se mundesi.
Nganjehere keto artikuj jane te nje cilesie jo shume te larte, dhe nganjehere te nje cilesie shume te mire, sidomos kur shkruesi nuk ka "political agenda" dhe kur nuk niset per te bere nje artikull "gjitheperfshires". Shkrimi i meposhtem eshte i nje cilesie te mire. Fotografia, akoma me e mire...



www.revistamapo.com






Vafsh ... pas Dajtit
Shkruan : Ben Andoni

Dy arkitektëve italianë, që iu besua ndërtimi i qendrës
urbane të kryeqytetit të shqiptarëve, Florestano de
Fausto dhe Armando Brasini, pak ditë pasi kishin marrë
detyrën, nuk patën më asnjë mëdyshje. Këtë qytet të
paqëm dhe tipik osman të formësuar pak nga pak pas
rënies së Mesjetës, që ua kishin kërkuar për ta
prezantuar me një look modern në shekullin e XX, duhet
t’ia dedikonin natyrës. Nga njëra anë, në Lindje Agimi
dhe këndej kodrave Perëndimi. Pra, të gjithë banorët e
Tiranës në mëngjezet e tyre, do të gdhiheshin me imazhin
e lindjes së Diellit mbi Malin e tyre, që do ta shikonin
pastaj dhe fikjen me Perëndimin, përtej kodrave.
Ky kanon profesionistësh duket se i shpëtoi dhe kohës
socialiste, ngaqë në thelb, arkitektët e erës së
Musolinit, ishin sërish të mirëkuptuar. Por, kjo, deri
një dekadë më parë, kur Dajti do të zhdukej gradualisht
nga ndërtimet e pafundme, shumësyresh pa as më të voglin
kriter përmasash. Dhe, e vetmja mëdyshje, e cila mbeti
dhe që i grishte tash kryeqytetasit ishte sesi do të
dukej nga pas Dajti i ëndrrave të tyre. Në fakt,
Xhavitit, këtij plaku me kaloshinë, që has në fushën
ndanë Teleferikut, pak herë është kureshtuar për pas
Dajtin. I ka mjaftuar, ai i vërteti, ai që i ka falur
bukën e përditshme...

Episod banorësh në Dajt
Këtë e kujton shpesh burri 64 vjeçar, që për çdo ditë i
ngjitet malit. Në diell, në shi, në borë...ai me kuajt e
tij çapitet ngadalë drejt malit. Xhavit Cana, një banor
i hershëm, ka përgatitur një kaloshinë dhe prej Priskës
vjen për çdo ditë në fushën e madhe para ish-Kampit të
Pionerëve. Ka gjashtë fëmijë, të gjithë të rehatuar.
Njëri prej tyre, pikërisht më i zoti, që kuptohet se ai
e përmend me shumë respekt (sepse i ka ngjarë atij për
punë), i ka përgatitur këtë kaloshinë. Burri e ka
zbukuruar, paskëtaj, për tu bërë grishjen e parë sidomos
rishtarëve që zbresin nga Teleferiku. Janë ata që e kanë
përballjen e parë me të. Kështu ndodh për çdo ditë,
ndërsa ai vjen dhe i falet i vetëm perëndisë, që njeh në
këtë botë dhe ky është Mali i Dajtit. Në këtë vend ka
punuar për të gjithë jetën dhe me të gjitha punët, për
të cilat ka mundur. Ka mbathur kuaj, ka rregulluar
samarë, ka qenë farkëtar. Ka qenë dhe çfarë ka qenë, por
çdo gjë që ka bërë, ka qenë e lidhur thjesht me Dajtin.
Kokëulur sheh i përmalluar sesi pak nga pak të rinjtë
mbushin dhe mbushin vendin dhe i kënaqen Dajtit të tij.
Krejt i tij. Por, çuditërisht, pak gjëra di për Dajtin.
Asnjëherë nuk ka dëgjuar për kalanë, qindra metra më
tutje dhe fare pak për hapësirën e madhe pas tij.
Mjaftohet me këtë që i ka falur Zoti, këtej. Nga pas e
ndjek një djal me një kal bash të bukur, që pretendon se
e ka të racës arabe-angleze.

Malit përpjetë
Në fakt, kaosi i kryeqytetit të shqiptarëve të ndjek
gjatë dhe kur i afrohesh periferisë së Tiranës, e kupton
në thelb sepse Tirana është e tillë. Vërtet, kur e lë
Shkozën dhe fillon e ngjitesh pak nga pak drejt malit, e
kupton se po futesh në normalitet. Nga Uzina Traktori në
drejtim të Shkozës dhe pastaj në Fushë Farkë, një rrugë
që hera-herës është e mirë dhe hera herës e keqe, ti
duhet t’i bësh vend makinave të tjera, që vinë nga sipër
dhe bëjnë lidhjen e banorëve me qytetin. Kanë ndërtuar
ku kanë mundur dhe mungesa e një plani duket qartë. Sa
më lart të shkosh aq më shumë do të kuptosh kaosin në
simbolin emblematik të kryeqytetit. Ka pak rëndësi. Prej
atje vjen uji, krijohet mikroklima dhe ai është edhe
Mburoja, që e mbron kryeqytetin nga erërat e tërbuara,
që do e rrihnin nga të gjitha anët. E, Dajti është i
vendosur. Ai i bën mbrojtje qytetit duke parapritur
erërat detare, që vinë nga larg, dhe pastaj dremit e
mbrojtur me shkurret mesdhetare, që rriten qetazi ashtu
si edhe në lartësitë simotra në vende të tjera të
Shqipërisë së Mesme dhe Veriore...Ka ndryshuar shumë
peizazhi në vend, por duke iu afruar Surrelit do të
shikosh se banorët kanë ndryshuar më shumë. Shumë syresh
punojnë në kryeqytet, ndërsa shtëpitë e reja ia kanë
ndryshuar pamjen këtij vendi komplet...Nuk shikohet
ndonjë pastërti e veçantë, ndërsa ndërtimet e reja nuk
duhet thënë se ndryshojnë shumë në cilësi. Vendi është
tejmbushur me klube dhe makina që vinë nga Tirana.
Ndërsa, më të rinjtë si zakonisht heqin...ditën duke
soditur. Pak më tutje arrijmë në Priskë. “Do bëhet fshat
turistik”, më thotë shoferi Naim, një njeri që e njeh
bajagi mirë të gjithë zonën. Ka pasur dikur një makinë
të madhe, nga ato që ne i njihnim me emrin Skodë me turi
dhe e ka bërë pëllëmbë për pëllëmbë këtë vend. Pak nga
pak më tregon të gjithë shtëpitë e rishtarëve, që
pretendon se i njeh mirë... Aty më duket se e ka Besnik
Mustafaj, këtu filani, dhe në aksh vend ky tjetri më
thotë...pas pak.
Pas Dajtit
Kështu vazhdojmë mes Qafës së Priskës dhe befas shfaqet
ajo që quhet pas Dajt.
Sakaq rruga tashmë merr përposhtë majtas, ndërsa ajo që
të afron pas Dajti, është një shkurrnajë ahu e kafenjtë
dhe një reliev tejet e thepisur. Personalisht më duket
një rrugë tipike e pjesës veriore të shqiptarëve. Në një
kohë të tillë, por gati 100 vjet më parë, Georg von Hani
bridhte për të gjetur vendin nga ky buron Erzeni.
Pikërisht këtu afër. “Në Tiranë, preokupimi i parë ishte
gjetja e njerëzve që mund të më jepnin informata lidhur
me krahinën nga ku buron Erzeni dhe pas kërkimesh të
gjata të pasuksesshme, më së fundi, dy ditë pas
mbërritjes sime këtu, më sollën një imam të ri nga Shën
Gjergji, kryeqendrës së kësaj krahine, të quajtur Elmaz
Efendi...Pasi punuam sëbashku për afro një orë me
rradhë, ai filloi të mërzitet...Në fakt më deklaroi se
Erzeni kishte dy vendburime, prej të cilave burimi jugor
ndodhej në fshatin e Shën Gjergjit, që kishte një
gjatësi prej një orë e një e çerek larg Shëngjinit, ku
njëjtësohen këto dy burime, ndërsa burimi verior gjendej
në Shën Mëri, që ishte vetëm një orë larg Shëngjinit.
...Unë kërkova që të më sillnin pak dhè dhe me anën e
tij unë formova dy lugina. Eshtë e qartë që në këtë
mënyrë Elmazi e kuptoi atë që kërkoja, por megjithatë më
pyeti pse interesohesha për krahina të njohura prej
meje. Pasi e qetësova në atë drejtim, ai vazhdoi të më
pyeste përse interesohesha nëpërmjet vendesh, ku aty nuk
kalonte asnjë rrugë dhe së fundi çfarë kisha ndërmend
t’i bëja atdheut të tij...”.

Pas Dajtit, Në vendin ku donte të shkonte von Hani
Në fakt, që nga rruga, ku kam lënë pas Qafë Priskën, një
tabelë të orienton se një gjysmë dyzine fshatrash,
dergjen në këtë hapësirë. Që nga e rrëpirta e shpateve
lindore të Dajtit, poshtë kalon një rrugë dhe përpara ke
Qafmollën, që duket se bën një gjum të patrazuar. Kudo
përreth, guroret e kanë rrethuar Dajtin dhe tregojnë më
së miri mbijetesën e re të banorëve se në këtë
vend...Pikërisht, poshtë Dajtit, një çift që duhet të
jenë bab e bir hedhin vështrime dhe kanë ndaluar buzë
rrugës me një Ford të vogël...Nga e majta, të duket
rruga, e cila tashmë qetuar të çon në Bizë, ndërsa
matanë ajo që të dërgon drejt Shën Gjergjit apo
fshatrave të tjera nga vjen Erzeni. Njihem me dy burrat,
ndërsa Naimi vihet në rolin e ciceronit: “Duke kaptuar
një mal, të themi. Pastaj duhet të shkohet në Malin me
Gropa, (Kuptoj që dikur ishte aq i përfolur për vrasje
të pafundme, por që asnjëherë nuk janë provuar). Andej
është Shën Gjergji dhe Shën Mëria. Nga andej vjen uji
për Tiranën”. Gjurmët e borës së pak ditëve më parë e
kanë mbuluar këtë pjesë barishtesh. Por, kjo nuk mjafton
këtej, që Dajti të përsërisë mrekullinë e dikurshme të
perëndimit. Hapësirë e stërmadhe, që e ka pushtuar këtë
serenitet, nuk thotë ndonjë gjë më shumë. Që nga Dajti
me pikën më të lartë 1612 metra- nga shkalla e Tujanit
në VP deri te Qafa e Priskës në JL kemi një gjatësi
rreth 8 km e gjerësi 3-4 km. I vendosur midis dy
thyerjeve tektonike, Dajti ka formuar një ngritje malore
të rrëpirët, veçanësisht në shpatin lindor. Por këtej
duket realisht se nuk ka jetë poshtë saj. Ose më mirë
është krejt antiteza e pjesës në perëndim, ku është
Tirana e vërtetë. Veçse në horizont të mjafton Erzeni i
paqëm, tejet Martaneshi, më përtej Kruja. Diku poshtë
pas një lidhje prej 27 kilometrash, që e lidhin me
qendrën në vitin 1951, u ça një tunel, që solli ujrat e
Selitës në Qytet. Dhe, po kështu u vu në punë edhe
hidrocentrali i njohur V.I. Lenin. Naimi ma tregon me
gisht.
Gjeologët i vlerësojnë formacionet “e ndërtuara nga
gëlqerorë të kretakut në të cilët janë zhvilluar
dukuritë karstike, sidomos në pjesën e lartë e të
zhveshur nga bimësia. Me gelqerorët e proceset karstike
janë të lidhur xeherorët e boksideve, që janë zbuluar në
gjithë Dajtin. Nga ana strukturore mali i Dajtit është
formuluar mbi një rrudhë pozizive me një krah. Mbetjet e
krahut perëndimor të kësaj strukture vërehen në sektorin
e Tujanit, por tashmë si fragmente tektonike. Shkëputjet
gjatësore regjonale në lindje dhe perëndim ndërlikohen
nga disa shkëputje lokale tërthore. Në sipërfaqe ato
shprehen në përhapjen e brekçieve (Gryka e Tujanit). Për
rrjedhim shpatet e këtij mali janë asimetrike. Kurrizi
është i ngushtë dhe i prerë dhëmbë-dhëmbë. Ky shkëmbim
njohurish me banorët duket se nuk i bën përshtypje dy
banorëve bab-e bir, që pas vitit 1991 kanë pushtuar një
pjesë toke poshtë dhe që me sa duket po shikojnë
realisht një mundësi zgjerimi këtu. “Një dreq e merr
vesh me këta. Por, nuk ma mbushin mëndjen”, më thotë
Naimi, që vazhdon të orientohet mrekullisht. E përsërit
me krenari se këtë rrugë e ka bërë me qindra herë, teksa
sillte trupa nga Biza. Vetë nuk mendoj ndonjë gjë më
shumë veçse, po mos të ishte Dielli (këtu poshtë Dajtit,
për dreq nuk nxeh), ky vend do ishte i përshtatshëm për
një vend të paqëm internimi. Fshati i Qafmollëve më
duket një i tillë me indiferencën e tij dimrake. Harroj
se në këtë klimë tipike malore me verë të freskët dhe me
një dimër me shumë rreshje ka pak vështirësi. (Sasia e
rreshjeve shkon 1200-2000 mm. Sasia më e madhe e tyre
bie në shpatin perëndimor dhe jugperëndimor të tij,
kurse në lindje kjo sasi është më e pakët se 1000-1200
mm. Ajo që të bën përshtypje është se në Dajt gjen
shprehje të plotë shtrirja vertikale e bimësisë. Në
shpatin perëndimor deri në latësinë 500-600 metra
shtrihet brezi i makjeve mesdhetare (mare, shqopë, xina,
kurse në lartësinë 500-600 metra deri në lartësinë
900-1100 metra shtrihet brezi i dushkut. Mbi këtë
lartësi e deri në 1300-1400 metra, shtrihet brezi i ahut
dhe i halorëve). Nga poshtë duket se maja e Dajtit është
krejt e zhveshur. Në anën lindore, për shkak edhe të
rreshjeve më të pakta dhe tenperaturave më të ulëta,
shtrírja vertikale e bimësisë duket se pëson ndryshime.
Brezi i makjeve është më i kufizuar, ndërsa krahas
dushqeve rritet dhe gështenja e drurë të tjerë, të cilat
nuk vërehen në shpatin perëndimor. Në fakt, kanë qenë
këto arsyet, që Dajti për shkak të natyrës piktoreske
dhe klimës malore të shëndetshme të përmbushë kaq vlera
të mëdha turistike. Për këtë arsye, ai nga Shkalla e
Tujanit dhe deri tek Qafa e Priskës duke përfshirë një
hapësirë në të dy faqet e tij me sipërfaqe deri 3500 ha
është shpallur park kombëtar.

Para Dajtit
Të dy at e bir, që pak nga pak zbulohen, më thonë se
janë nga Gramshi. Duket se një gjë jo e zakonshme i mban
këtu. I has shpesh për gjithë ditën, më vonë. Të
çuditshëm shqiptarët. E, pasi e ke përshkruar këtë vend
dhe me invers kthehesh nga një rrugë e shtruar, të duhet
sërisht që të kthehesh në rrugën e kthimit. Në Qafë
Priskë sërish, por këtë herë të zbresësh dhe këtë herë
që të detyroshesh të futesh në Parkun e madh Kombëtar të
Dajtit. Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe veç klubeve
të pafundme, që kanë mbirë nga të dy anët e rrugës dhe
pak të veçuar nga njëri-tjetri. Pronarët e rinj, shumë
syresh vendalinj, pas hapjes së teleferiku i kanë bërë
një element më shumë. Ata kanë dërguar furgonat, të
cilët marrin “free”, klientët që zbresin të mrekulluar
nga Teleferiku. Që nga Panorama, Gurra..., Shelgu, etj.
të gjithë klubet bëjnë konkurrencën e tyre me makina për
kryeqytetasit. Por, nuk shkojmë deri aty.
Në të djathtë, pak kilometra nga fusha e Dajtit, një
shigjetë dhe njoftimet e disa arkeologëve më kanë bërë
të qartë se ku është një nga kalatë e vjetra të zonës.
Mbase ajo që i ka dhënë kryeqytetasve emrin e tyre.
“Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë
në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e
kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e
shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila
mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin
Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit”, thuhet
në literaturë. Kalaja e mbetur që ndodhet rreth 400
metra në të përpjetën e një rruge përmes dushqeve dhe
ahishteve është zhgënjyese. Pak rrënoja, që i ka mbuluar
një myshk i harlisur, e ku koha ka vënë vulën e saj,
duke i errësuar frikshëm. Një arkeolog ka vënë një
shigjetë për ata që vinë më pas. Asgjë e veçantë tjetër.
Mbi të shikoj një platformë pak 50 metra, që përbën një
mur me gurë të lidhur jo mirë. Dhe, i vetmi element i
kalasë, që sërish nuk vlen për të identifikuar formën-
është një platformë në formë harku, në një nga këndet. E
çuditshme është se asnjë nga banorët nuk e njeh, përveç
një plaku, që ka bërë një restorant me një emër si
“Shelg...” në buzë të rrugës. Nuk vjen deri më sipër.
Por, na sqaron me kujdes. Një moshatar (e has
krejtësisht vetëm në rrugë me sopatë), që më bën si
kopetent dhe që pretendon se e njeh zonën, nuk di asgjë.
Çuditet dhe bën sikur dëgjon diçka për kalanë. Në fund i
kuptoj interesin dhe pse begenisi të vijë me mua në
rrëpirën me 45% pjerrësi. “A thua ka të fshehur
gjëkafshi këtu, ndopak flori”, më thotë. “Kot nuk ke
ardh”, më shkel syrin me marifet. Më duhet t’i shpjegoj
gjatë se nuk ma merr mëndja, por edhe se nuk më ka
shkuar ndonjëherë ndërmend...E shikoj pak me siklet por
banorët dyshojnë për çdo gjë. Ngaqë, mbase në kohët para
viteve ‘90, askush nuk i linte të bridhnin si donin
këtej. Një gjë të tillë me sa duket ka funksionuar dhe
për dyshimtarin, që kam përballë.

Tek Hani
Njësoj këtë dyshim e kam hasur tek Han, gati 100 vjet më
parë. “Një detyrë tjetër që duhet të zgjidhja në Tiranë
kishte të bënte me porositë që kisha marrë lidhur më
fosilizimet. Duke qenë se për shkak të stinës së
pashëndetshme...nuk kisha kohë, Seit Beu, vëllai më i ri
i mydirit të atyshëm, tek i cili unë pata rastin të njoh
një djalosh shumë të kulturuar, i cili jo vetëm ishte
një filolog i gjuhëve persiane dhe arabe...dhe fliste
një frëngjishte te admirueshme, më rekomandoi si burime
të pasura fshatrat Surrel dhe Priskë që ndodheshin dy
orë në juglindje të Tiranës, pasi atje vetë së bashku me
një mikun e tij natyralist nga Stambolli, kishin nxjerrë
një pllakë afërsisht dy këmbë të gjatë me skeletin e një
ngjale të mbajtur në gjëndje të mirë, skeleti i të cilës
tani ndodhet në Muzeun e Shkencave Natyrore të
Stambollit”.
Kuptohet se shqiptarët të alarmuar nuk i tregojnë asgjë
dhe Hani i braktis fosilet për të vazhduar rrugën në
drejtim të Matit, por megjithë dështimin është i kënaqur
sepse me aq sa e lejonin kushtet ka përcaktuar rrjedhën
e Erzenit. E njëjta gjë më ndodh me Ilirin (mëdyshuesin
që heton për çdo gjë), por jam i kënaqur që kemi shkuar
në kalanë e vjetër, ndërsa i lë në dorë, që të më
shpalosë të gjithë erudicionin e tij kallp për florën e
vendit. Për çudi më rezulton një vëzhgues i hollë, pak
më vonë, sepse më tregon barishtet, por edhe llojet e
ndryshme që i shërbejnë shëndetit tonë.

...Dajti si argëtim
Ndahemi si miq. Kohët e fundit është shtuar gjindja në
mal, më thotë, duke u ndarë. “Këtu ndahemi”.
Por kur zbresim nga kalaja dhe kthehemi për tu bashkuar
me njerëzit, asgjë nuk të ngjall ndonjë gjë të veçantë.
Ka ikur bora, ndërsa falë një punë kaotike të pronarëve,
Dajti është një atraksion i veçantë. Një vend kaotik,
gjithsesi dhe njerëz, që sapo zbresin gjenden krejt të
çorientuar. Sidomos ata që e kanë përherë të parë. Vetë
ndaloj para derës së jashtme të stacionit të
teleferikëve, ku janë tre kuaj dhe një kaloshinë. Në
njërën syresh është Xhevati. Eshtë i paqëm dhe në pak
momentet që rri me të më tregon pak me keqëardhje se:
“Isha vetëm para gjashtë vjetësh. Tashmë kanë ardhur të
gjithë. Nuk qahem”.
Ky burrë vjen çdo ditë në dimër, në verë, për të nxjerrë
të përditshmen. Dhe, është i kënaqur, sepse ka punuar
gjithmonë dhe ia ka dalë. Ky është realiteti i tij në
kapitalizëm dhe mënyra sesi ai e përballon jetën.
Nga tej ku hedh sytë qëndron i vdekur me basorelievet e
tij gjigande ish kampi i pionerëve. Një qen i stërmadh,
vëlla kobzi i Cerberit, më hungërin frikshëm “Pate fat”-
më thotë me një humor të zi, një burrë që përtej. Askush
nuk e thotë pse hesht prej kaq kohësh .
Në fakt, ka të drejtë. Kam shpëtuar. Ose kështu i dukem
një rojtari, që më shikon fodull që andej. Xhaviti më
kërkon që të kthehemi bashkë. Por, që ta pres deri
matanë orës pesë, kur ka ikur dhe udhëtari i fundit me
teleferik, nuk më duket shumë e arsyeshme. Dua të provoj
dhe gastronominë e këtyre njerëzve. Të paktën të
argëtohem pak. Rruga e kthimit është e bukur. Rend pas
Diellit, që më ikën me galopin e tij qiellor. Por,
Brasini dhe De Fausto nuk e mendonin kurrsesi të tillë
Tiranën. Këtë të shqiptarëve, të shekullit XXI, atë që
Dajti pak nga pak, do u fshihesh njerëzve....

Saturday, July 14, 2007

Beteja per Dominim Boteror. USA vs. China Part II (Si dukat i vogel je, Shqiperi behu me ne!!)



People's Daily Online



China donates sports balls in Albania
July 14, 2007







China donates sports balls in Albania
TIRANA, July 13 (Xinhua) -- An Albanian high official
expressed on Friday gratitude to China for donating
1,500 sports balls in Albania, saying there is a great
potential to intensify cooperation between the two
countries in sports field.
"We are grateful for China's free aid to Albania, and
this is part of our cooperation in sports field,"
Neritan Alibali, vice minister of the Albanian Ministry
of Tourism, Culture, Youth and Sports, said at the
hand-over ceremony in a Tirana stadium.
He said China has given Albania a hand in the country's
preparation for the upcoming 2008 Beijing Olympic Games.
In June this year, China invited twenty Albanian
athletes -- boxers and track and field athletes -- to
China to receive training, and four Albanian sports
physicians will go to China in August to study, Alibali
said.
The donation includes basketballs, footballs and
volleyballs, valued at 10,000 euros (13,800 U.S.
dollars).
Tian Chang-chun, Chinese ambassador to Albania, said he
hoped these sports equipment will have an active role in
the development of Albanian sports.
This is the second donation China has made in Albania in
July. On July 2, China donated in Albania about 1,400
computer units, valued at one million euros (1.38
million dollars).

Wednesday, July 04, 2007

Si i thone HALLVE ne Skoteesh?


Lajm i mire me ne fund nga Lindja e Mesme!
Gazetari i BBC-se u la i lire nga rrembyesit kete jave!
Urimet me te mira familjes se Alain dhe vete atij.

Monday, July 02, 2007

Lagje e sipme-lagje e poshme, dhe vorrezat per midis...


Mua gjithmone me ka bezdisur fakti qe historine e Tiranes na e kane treguar me dy llafe: nje hamam, nje xhami dhe nje furre. Ktheje faqen! Ne 1920, Tirana u shpall kryeqytet!!!!
Huhh! Po nderkohe?
Lexim te kendshem, dhe ndjese nga autoret e shkrimit!
TIRANA The Challenge of Urban DevelopmentSustainable Economic Development
Agency
Agjensia per Zhvillim Ekonomik te Qendrueshem

Qyteti Tiranes
Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen
Autore
BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO
1.Tirana nga themelimi deri me 1920
Hyrje
Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise dhe qyteti me i madh i vendit.
Bashkia Tirane eshte populluar sot nga te pakten gjashteqindmije banore,
ndersa rajoni i ashtuquajtur Tirana e Madhe[1] numeron 700-800 mije
banore. Hapesira metropolitane Tirane-Durres-Fush Kruje perfshin gati 1/3
e popullsise se vendit. Tirana ndodhet pothuaj ne qender te vendit dhe sot
eshte e zhvilluar te pakten ne 3000 hektare.
Qyteti i Tiranes ka nje histori modeste ne krahasim me shume kryeqendra
europiane, dhe jo vetem si kryeqender e shqiptareve por dhe per faktin se
perben nje nga modelet e vecanta te zhvillimit urban ne Europe, ajo
meriton nje vemendje te vecante. Tirana eshte shembull tipik i nje
strukture mikse midis detit dhe malit, midis trashegimise kulturore ilire,
romake, bizantine, dhe atmosferes orientale ; midis elementeve europiane
dhe atyre tipike mesdhetaret dhe ballkanike ; midis modeleve urbane te
zhvilluara dhe atyre ne zhvillim ; midis disiplines urabanistike me
autoritare te koherave dhe kaosit me anarshist te koheve moderne….. Me
pak fjale, Tirana eshte nje nga qytetet me dinamike ne Europe dhe
perfaqeson pa diskutim nje qytetit ne nje tranzicion tipik dhe te
tejzgjatur deri ne ditet tona.
Tranzicioni si dukuri eshte pranishem ne cdo qender te banuar si shprehje
e nje procesi historik te vazhdueshem dhe te panderprere te trasformimit
urban pergjate koherave. Tirana si qytetit ne tranzicion perfaqeson nje
periudhe kalimtare te zhvillimit strukturor dhe urban ne disa momente
historike, produkte te shume faktoreve, perfshi ketu ndryshimet politike,
ekonomike, sociale, qe kane ndodhur pas vitit 1990 dhe ne vazhdim.
Trasformimi urban i vazhdueshem ka patur nje impakt te qarte ne
trashegimine modeste historike te qytetit, sidomos gjate periudhes se
tranzicioni politik dhe ekonomik te viteve 90-te. Per te pasur nje ide me
te qarte per zhvillimin e qytetit te Tiranes eshte shume e rendesishme te
analizojme zhvillimin historik te tij ne kendveshtrimin arkitektoniko
urbanistik.
Parahistoria dhe fillimet para shekullit te 14-te
Megjithese origjina e Tiranes nuk eshte aq e lashte sa qytete te tjera
historike te Shqiperise si Durresi, Berati, Gjirokastra, Kruja, Shkodra,
Elbasani, Korca, etj., gjetjet arkeologjike ne shpella te lashta tregojne
se territori ku shtrihet sot Tirana ka qene banuar para periudhes
neolitike dhe behet fjale per vendbanime prehistorike nje nga te cilat
ka qene Shpella e Pellumbasit. Kjo favorizohej per faktin se fusha dhe
kodrinat e Tiranes gezonte nje mikroklime te vecante per shkak te pozites
gjeografike dhe ndikimit zbutes i detit Adriatik qe ndodhet rreth 30
kilometra ne perendim. Kushtet klimaterike, resurset ujore te bollshme ne
lumej dhe perrenj, relievi i larmishem fushor-kodrinor duke shtuar ketu
edhe pranine e Malit te Dajtit si mur mbrojtes nga ererat e ftohta te
veri-lindjes, percaktuan qe rajoni i Tiranes te jete, prej lashtesise deri
me sot, nje fushe pjellore bujqesore e pasur dhe teresisht e pershtateshme
per te jetuar.
Gjate shekujve 3 dhe 4(e.s.),fusha e Tiranes shfrytezohej nga popullsi
lokale e fshatrave prane kesaj fushe, te cilat per arsye mbrojtje kishin
ndertuar banesa dhe fortesa kryesisht ne pikat strategjike te kodrave
perreth. Kete e vertetojne edhe gjetjet arkeologjike ne fortifikimet dhe
keshtjellat perreth Tiranes si ne ate te Zgerdheshit, Lalmit, Shkalles se
Tujanit, Dorezit, Kucit, Persqopit, Farkes, Berzhites, Bastarit, Dorakut,
Ndroqit, Petreles, Brrarit, etj.
Pushtimi Otoman midis shekujve te 14-te dhe 20-te
Okupimi otoman i Shqiperise, filluar ne shekullin e 14, e gjeti Tiranen si
nje kryqezim te rendesishem ne akset kryesore te transportit te rajonit
Ballkanik dhe te vendit duke u konsideruar si nje vend tranzit strategjik
ndermjet Europes kristiane dhe Turqise orientale. Ky pozicion gjeografik
nuk mund te influenconte pozitivisht ne zhvillimin arkitekturor dhe urban
te qytetit per vete natyren tranzitore te qellimeve te zhvillimit. Bene
perjashtim vetem objektet e kultit, te cilat u zhvilluan sepse ishin pjese
e politikes se konvertimit te popullsise vendase nga kristiane ne
muslimane.
Gjate shekujve 16-18,xhamite behen objekte percaktuese ne ndertimin e
qendrave te qyteteve. Ato ndertoheshin ne pjeset me aktive te tyre, prane
tregut dhe ndertimeve te tjera publike, ose ne komplekse arkitekturale me
objektet e mesiperme.
Edhe per Tiranen, xhamite luajten nje rol pozitiv nga pikepamja
urbanistike, sepse stimuluan krijimin e 5-6 “ishujve” urbane (mbi baze
familjesh ose fisesh), te cilat me tendencen e tyre per rritje u bashkuan
(unifikuan) dhe ne kombinim me traditat lokale krijuan nje skenografi,
siluet dhe identitet te ri urban : Tiranen.
Bethamat e para urbane te Tiranes
Berthama e pâre historike dhe urbane e qytetit lindi dhe hodhi shtat se
bashku me xhamine e vjeter te Sulejman Pashes ne qender te struktures se
sotme te Tiranes, pikerisht ne kryeqezimin e arterieve kryesore te
tranzitit tregetar nderkrahinor. Bashke me xhamine ne fjale u ndertuan
edhe banesa te tjera, midis tyre edhe ato te feudaleve dhe te te afermeve
te tyre, ne bregun e djathte te perroit te Lanes. Me tej ne distance 50-60
metra ne perendim te xhamise u ndertuan nje furre , nje banje dhe nje han,
tre objekte sherbimesh qe ndikuan ne zgjerimin e pazarit. Keto ndertesa se
bashku me banesat, ahuret, oborret, puset, gjelberimet rrugicat, sheshet
dhe varrezat, te gjitha te perqendruara rreth nderteses se xhamise,
formonin nje njesi sociologjike, pronesie, gjinie dhe lidhje familjare jo
vetem ne krijimin e saj por edhe shume kohe me pas.
Berthama e dyte urbane u krijua ne fillim te shekullit te 18 rreth xhamise
se Fires, e zhvendour rreth 600m ne veriperendim te berthames se pare,
pikerisht aty ku takohen sot rruga e Barikadave dhe rruga Fortuzi. Kjo
ndertese e amortizuar u rindertua mbi themelet e saj ne vitet 1859 duke u
quajtur kesaj rradhe xhamia e Beshirit sipas emrit te tregetarit qe e
ndertoi.
Bethama e trete ndertohet ne verilindje te berthames se pare duke filluar
me ndertimin e xhamise se Zajmit me 1775 dhe shembur per nevoja
urbanistike ne takimin e rruges se Dibres me rrugen Thanas Ziko.
Berthama e katert nis me kohen e themelimit te xhamise se Haxhi Ethemit e
cila u vendos rreth 200 m ne perendim te xhamise se vjeter dhe rrethuar me
banesa kopshte varre etj.
Ne kete llogjike, ne pika te ndryshme, gjithnje ne nje distance te afert
me berthamen e pare, formohen me kohe edhe berthama te tjera me qender
nje xhami si ajo e Stermasit ndertuar me 1840, e Kokonozit dhe e Berxollit
ne shekullin e 19, e Karapicit ne 1858, e Mujos, e Reçit etj duke levizur
ne menyre centrifugale nga qendra ne periferi e perseri ne qender me ane
te ishujve te pavarur vendosur disi larg nga njerit tjetri dhe, qe me pas,
pa asnje lloj organizimi dhe disipline vijne dhe zmadhohen gradualisht
derisa takohen me njeri tjetrin duke krijuar nje sfond urbanistik me
thurje te çrregullt dhe me dendesi te paket, qe kushtezohet nga ekzistenca
e prones private mbi token. Copetimi feudal i tokes, mungesa e nje
adminstrate qendrore e afte per te diktuar ligje kane kushtezuar
ndertime te cregullta dhe shume te rralla pa ndonje parapregatitje
teknike.
Ndertimi xhamise se Sulejman Pashes (1614) se bashku me banjat bublike
(hamam), hanin, furren e bukes dhe Tyrben e Kapllan Pashes simbolizojne
nga pikepamja historike dhe arkitektonike lindjen e qytetit te Tiranes.
Sot, me perjashtim te Tyrbes se Kapllan Pashes, nuk ekziston asnje prej
ketyre objekteve pasi u prishen me kohen dhe vecanerisht gjate Luftes se
Dyte Boterore.
Arkitektura
-Xhamia e Sulejman Pashes se bashku me minaren e ndertuar prej te birit 19
vjet me pas, u njoh fillimisht nga piktura e piktorit anglez E. Lear
(1848), pas meremetimit qe i bene feudalet Toptanas. Mbi kete baze dhe
shenimeve te kohes,u be rikonstruksioni hipotetik i saj.Nga pikepamja
arkitektonike,xhamia e vjeter kishte nje plan drejtkendor me brinje 16x13m
.Pjesen me te madhe te siperfaqes e ze salla e lutjes dhe pjesen qe mbetet
e ze portiku,qe perfaqesonte fasadat lindore dhe veriore te qytetit.Volumi
i xhamise ishte nje paralelpiped me shume i shtrire se sa i larte me nje
lartesi afer 9 m. E gjithe fasada e xhamise ishte e zbukuruar me afreske
shumengjyreshe me motive lulesh dhe frutash si edhe me pamje nga
Stambolli.
-Tyrbja e Kapllan Pashes, nje objekt mjaft interesant,eshte ndertuar me
gure te gdhendur,ka nje planimetri 8 kendeshe dhe perbehet nga nje arkad
me kollona qe mbeshtetet mbi nje bazament te ulet.Kollonat jane prej guri
dhe me kapitele me dekor bimor ne siperfaqe. Edhe pse e vogel,tyrbja
shquhet per elegancen e arkades dhe punimin e detajeve.
Ndersa xhamia e vjeter e Sulejman Pashes simbolizon lindjen e Tiranes,
xhamia e Ethem Beut simbolizon memorien vizuale historike te qytetit te
sotem sepse eshte e vetmja xhami e vendosur ne qendren historike te
qytetit qe i ka shpetuar shkaterrimeve te luftes dhe kohes.
-Xhamia e Ethem Beut dhe Kulla e Sahatit u ndertuan gjate viteve
1794-1822, duke stimuluar edhe karakterin vertikal te qendres se qytetit.
Edhe pse ne te vetevete nuk perfaqesojne nje stil autokton shqiptar, ato
jane te ndertuara sipas nje stili te perziere ku ndihet qarte ndikimi i
arkitektures tradicionale.
Kjo xhami nga pikepamja arkitektonike,perbehet nga salla e faljeve ne
forme kubike dhe hajati.Vellimi kubik i salles se faljeve qarkohet nga
lindja dhe veriu me portikun me arkada mbi kollona.Ambjenti qendror
mbulohet me kupole qe mbeshtetet mbi trompa parabolike ne qoshet ;Kjo
salle eshte e ndertuar me gure lumi te suvatuar,ndersa brendesia e saj
eshte e pikturuar me ornamente bimore,vizatimi i te cilave i permbahet
rregullave te simetrise,ndersa pjesa e jashtme e salles se faljeve qe
perfshihet brenda portikut,eshte e zbukuruar me dekor bimor dhe nje sere
tabllosh me pamje nga Stambolli.
Ne kete xhami zhvillohet me tej prirja per nje afrim te arkitektures se
kultit me ate popullore,rezultat dhe i shkeputjes nga tipat e vjeter te
kopjuar nga arkitektura e kultit islam.Portiku i zhvilluar teresisht me
arkaden gjysem rrethore, me linjen e tij te lehte,kalon ne nje plan te
dyte volumin kubik dhe i jep nje vend me te justifikuar minares.
Minarja e larte dhe e holle,eshte ndertuar prej guri te gdhendur .Pjesa e
poshtme ka seksion katror,ndersa pjesa tjeter qe vjen duke u zvogeluar
lehtesisht,ka te gdhendura kanelura vertikale te proporcionuara.
Ne organizimin urbanistik te qendres se Tiranes, nje vend te veçante ze
Kulla e sahatit. Ajo ka mbaruar se ndertuari ne 1830. Kulla e sahatit si
pozicion eshte e vendosur ne krahun lindor te xhamise rreth 20 m prane saj
me faqet e mureve te drejtuara perafersisht nga pikat e horizontit. Ajo
paraqet nje vellim prizmor paralelpiped qe ne pjesen e siperme perfundon
me nje cati piramidale.
E ndertuar sipas nje aksi vertikal me lartesi te madhe, ajo eshte me baze
kuadratike,dhe perbehet prej pjeses se poshtme qe ze lartesine me te
madhe,ku levizin peshat, prej ambjenteve te mekanizmit mbi te,dhe kembanes
ne pjesen me te larte.
Pjesa e jashtme e kulles nga niveli i trotuarit deri tek ballkoni eshte
ndertuar me gure te bardhe te gdhendur dhe ne forma drejtkendore. Ne
krahun verior ndodhet porta e hyrjes ne kulle mbuluar nga nje hark i plote
guri. Prej saj me ane te shkallesh te vogla qe ndjekin perimetrin e mureve
anesore te ndricuara nga frenxhi te vogla hipet lart dhe dilet ne ballkon
me ane te kater dyerve me hark . Ndertimi i kulles se sahatit perbente nje
arritje ne fushen e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror dhe nje objekt te ri
ne repertorin ekzistue te arkitektures bashkohore. Kulla e Sahatit ka
karakter te theksuar arkitektonik, duke u bere me kalimin e kohes me
silueten e saj,pjese perberese e fizionomise se qytetit,simbolika e tij.
Ne shekullin e 18-te, u themelua ne perendim te Tiranes Panairi i
Tregetise se Shen Lleshit, i cili u be nje pike takimi dhe pol terheqes
interesash blegtorale dhe tregetare, duke sherbyer si mjet nderlidhes I
qytetit me fshatin dhe me qytete te tjera si me Shkodren, Beratin
Elbasanin si edhe me krahinat me te largeta si Dibra dhe Kosova. Me
1871 ky panair filloi serish te rimekembej duke u zhvilluar pothuajse nje
here ne vit.
Struktura e Qytetit te Tiranes (Shek 18-fillim Shek 20)
Shume shpejt qyteti i vogel dhe modest mori pamjen e nje qyteti tregetar
nga nevojat ekonomike te zones per nje qender qytetare, duke paraqitur
shembullin e kalimit gradual nga nje qender e vogel e banuar ne nje qytet
te mirefillte. Per kete kontribuan vecanerisht familjet e pasura dhe
aristokracia e qytetit.
Deri ne çerekun e pare te shekullit te XX, qyteti shtrihej rreth qendres
se tij, ku qe ndertuar pazari dhe dy xhamite me te shquara. Arteriet
kryesore ne forme radiale, lidhnin qendren e qytetit me lagjet e banuara
rralle, ku banesa rrethohej me troje shume te gjere. Lidhja e nje pjese te
popullsise, perveç zejtarise, me blegtori dhe bujqesi, ka kushtezuar
karakterin urbanistik te kesaj qendre,veçanerisht ne lagjet e saj
periferike.
E krahasuar me disa qytete te ngritura sipas nje plani paraprak te cilat
dallohen per struktura kompakte, struktura planimetrike e qytetit te
Tiranes, kryesisht product I anarkizmit feudal, I prapambetjes se madhe
ekonomike dhe kulturore, paraqetitet e çrregullt, e shtrire dhe e
copetuar. Ne te bejne pjese dy zona, ajo e banimit dhe ajo ekonomike, dhe,
si nderlidhese ishin rruget dhe rrugicat.
Gjate gjithe periudhes se zhvillimit te qytetit keto pjese kane qene ne
lidhje dhe varesi te ndersjellte ne shkalle e permasa te ndryshme ne kohe
por duke ruajtur karakteristika themelore, fakt qe ka gjetur pasqyrim ne
strukturen planimetrike te qytetit.
Dhe me te vertete, megjithe evolucionin e pesuar ne rrjedhen historike,
prej fillimeve e deri ne prag te shekullit 20 sic ka vene ne dukje me 1905
Degrand, “Qyteti ruajti gati ate fizionomi qe kishte para 3-4 shekujsh.
Mbeshtetur mbi kete baze struktura e qyteti pervijohej ne kete menyre :
-Zona e banimit terhequr me teper nga interesa te ngushta te pronesise dhe
per mungese kontrolli te centralizuar, shtrihej dhe shperndahej kudo pa
kufi dhe ndonje zone te caktuar.
Vetem banesat e aristokracise feudale zoteruese te qytetit ishin te
grumbulluara thuajse ne qender, brenda mureve te larta te cilat formomin
kalane e qytetit. Por me pas me shtimin e tyre, shtepite e tyre u ndertuan
edhe jashte ketyre mureve. Ndersa feudalet e tjere zejtare dhe tregetare
ishin shperndare ne te kater anet e qytetetit pa lidhje dhe perkujdesje
per njeri tjetrin, ndare ndermjet tyre edhe nga hapesira te medha boshe,
gje qe ka ndikuar edhe ne shtrirjen e pajustifikuar te qytetit.
Banesa tipike e Tiranes se asaj kohe ishte nje ose dy kateshe e ndertuar
me qerpiq dhe te distancuara nga njera tjetra me kopshte te rrethara me
mure relativisht te uleta te cilat zgjateshin rrugeve. Ndonese numerikisht
perbente objektin kryesor te qytetit , ne aspektin urbanistik, banesa
qendronte teresisht pasive, per shkak te terheqjes se saj nga rruget
kryesore. Por me kalimin e kohes keto raporte marrin vlera te tjera. Nga
mesi I shekullit te 18 filluan te ndertohen banesa qe dalin ne balle te
rruges dhe me pamjet e tyre kryesore te drejtuara ndaj saj, dhe dyqanet te
shkeputen nga qendra e qytetit dhe te dalin ne buze te rrugeve
-Zona tregetare dhe ekonomike perfaqesohej nga pazari I vendosur I teri
ne pjesen qendrore te qytetit. Pazari I vjeter eshte I perbere nga dyqane
me galeri e strehe druri qe sipas Degrand ka qene prishur me 1905 dhe
eshte rindertuar mbi bazen e pazarit te meparshem. Sic dihet edhe pazari I
rindertuar u shemb ne vitet 60 per ndertimin e pallatit te madh te
Kultures.
Pazari I Tiranes ishte I shtrire brenda hapesires se kufizuar nga Rruga e
Barikadave rruges se Dibres , rruges se sotme Luigj Gurakuqi dhe prej
nje pjese te sheshit te qendres se Tiranes, duke zene nje siperfaqe prej
2-3 ha.
Sistemi i rrugeve
Te dy zonat e siper permendura lidheshin ndermejt tyre me nje mori rrugesh
e rrugicash te cilat perbejne ndoshta dukurine me karakteristike te
qytetit. Pavaresisht se ajo shtrihej ne nje terren te paster fushor qe
favorizon sistemin rrugor drejtkendor, Tirana pati nje system rrugor ku te
gjitha rruget kryesore priren te shkojne ne qender.
Rruge per qerre, per karavane, per kembesore, per bageti dhe me vone per
automjete, te gjera e te ngushta, diku te drejta por me shume te thyera
dhe sidomos te lakuara, te nderprera dhe , jo rralle pa krye, qe me
ndarjet e shtesat familjare e interesat e pronesise degezoheshin ne te
tjera, formonin me qindra fije qe e benin strukturen rrugore te qytetit
gjithshka te ngjashme me damaret e nje gjetheje plepi. Ne pergjithesi ato
ishin nga 2-12 metra te gjera dhe te tera te pashtruara.
Sheshet publike. Prej tyre mund te permendim sheshin para xhamise se
vjeter dhe xhamise se Ethem- Beut, sheshi I lutjeve (Namazgjahu) ne lagjen
e Tabakeve (sot Ali Demi), sheshi I paradave ushtarake qe perkon me zonen
e Shallvareve, dhe sheshi i Shqiptareve para Kinema Republikes. Me teper
se sheshe klasike si hapesira gjeometrike te organizuara me ndertesa
perreth, ato ishin ngastra te vogla te krijuara si zgjerime pjesore
rrugesh me forma te crregullta dhe te lira nga ndertimet
Gjelberimi
Vete Tirana ka lindur mes gjelberimit. Ajo ka qene pjese e cdo shtepie
madje edhe atyre me te varferave. Gjelberimi gjendej ne nje shkalle me te
kufizuar ne sherbimin publik,si per shembull perpara cdo xhamije dhe
sheshi si pike referimi dhe anash ndonje pjese te rruges si ne rastin e
rruges se Kavajes.
Nga analiza sintetike qe ju be struktures urbanistike te qytetit prej
lindjes se tij deri ne fillim te shekullit XX, del se qytetit ka pasur nje
nisje ndertimore spontane, nje ecuri te ngadalte por te vazhdueshme
karakterizuar nga nje strukture e çrregullt dhe nje shtrirje irracionale.

Nentori i vitit 1912, eshte viti i pavaresise politike te Shqiperise nga
pushtimi 5-shekullor otoman. Kjo date shenon fundin e periudhes se pare te
rendesishme te tranzicionit per strukturen urbane te qytetit – ku qyteti u
themelua si nje qender urbane me influenca te qarta dhe karakter oriental
otoman. Gjate kesaj periudhe koshienca e zhvillimit urban ne traditen
lokale shqiptare u perqendrua me shume ne arkitekture se sa ne
urbanistike. Kjo ishte shprehje e nje forme te vecante te rezistences
kunder pushtimit. Produkt i kesaj periudhe eshte Shtepia Tradicionale
Tiranase, e ndertuar me materiale lokale te buta ndertimi (qerpic) te
shoqeruara nga punime artizanale ne dru dhe hekur.Banesa tiranase eshte
tipi me i hershem i baneses tradicionale shqiptare,dhe kjo duket qarte ne
zhvillimin kompozicional te saj.
Arkitektura e Baneses tiranase ndertohet mbi nje truall mjaft te
gjere,rrethuar me mure te larte. Ajo pergjithesisht nuk kufizohet me
rrugen .Porta e saj e hyrjes dy kateshe,eshte me permasa te medha,dhe disa
here ne njeren fleger te deres ndertohet nje porte me e vogel qe perdoret
zakonisht.Ne oborrin e gjere me peme ndertohet pusi dhe nje rrugine e
shtruar me kalldrem lidh shtepine me porten.
Ne planin kompozicional,banesa karakterizohet nga nje zgjidhje
origjinale,e cila nuk ka paralele me asnje tip banese tjeter ne
Shqiperi.Ne kete zgjidhje,vendin kryesor si berthama kompozicionale,e ze
shtepia e zjarrit.Ky ambjent,ku zhvillohet gjithe jeta e perditshme,madje
ne variantet e thjeshta dhe flihet,dallon nga ambjentet e tjera jo vetem
nga vendi ne kompozim,por dhe nga siperfaqja dhe volumi qe ze.Lartesia
relativisht e madhe e shtepise se zjarrit,perdhese,qe arrin deri ne 5m ka
mundesuar qe ambjentet perreth saj te zhvilloken ne dy kate.Siperfaqja e
dhomes se zjarrit varion nga 30-35m2 dhe ne plan ka formen e
katerkendeshit kenddrejte.Ne kete ambjent gjejme gjithmone vatren e cila
ndertohet ne drejtim te bishtit gjatesor.Lidhja e dhomes se zjarrit me
katet e siperme qe e rrethojne,behet nepermjet nje ballkoni te brendeshem
qe quhet Mafil,tek i cili shkon nepermjet shkalleve te lehta te
drurit.Perpara shtepise se zjarrit ndertohej hajati,qe mbulohej me te
njejten çati te shtepise se zjarrit.Balli i tij formohej nga shtylla druri
dhe krijonte nje siperfaqe te mbrojtur para hyrjes, ecila sherbente per
perpunimin e produkteve bujqesore,punimin ne avlement etj.
Varianti me i zhvilluar dhe me karakteristiku i shtepise tiranase eshte ai
i mbylljes se plote te shtepise se zjarrit nga te kater anet nga ndertimet
me kat.Banesa tiranase,si ne pamjen e jashtme,ashtu dhe ne brendesi te
saj,karakterizohet nga nje trajtim i thjeshte i elementeve
arkitektonike.Se jashtmi te bie ne sy volumi i saj i madh,format e
thjeshta volumore,qe thyhen deri diku vetem nga siperfaqet e hapura te
hajatit.
Kjo banese ndertohet me qerpiç dhe perforcohet me breza druri,ndersa si
lidhes perdoret balta e punuar. Lenda e drurit perdoret per konstruksionin
e çatise,dyshemete,dyert dhe dritaret,ndersa çatia mbulohet me tjegulla te
lugeta te kuqe, dhe kjo eshte arsyeja qe Tirana e vjeter shpesh eshte
quajtur Tirana e Kuqe, ne ndryshim nga cka predikohej pas Luftes se Dyte
Boterore nga ideologjia komuniste.

Autore
BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO
www.seda.org.al www.co-plan.org
seda@albnet.net and co-plan@co-plan.org
Botues : GENC MYFTIU
© Te gjitha te drejtat i jane rezervuar : SEDA and Co-PLAN
_____________________________
[1] Tirana e Madhe perfshin Bashkite e Tiranes, Kamzes, Vores dhe komunat
e perreth tyre. Ndersa Rajonit Metropilitan I shtohen edhe bashkite e
Durresit, Shijakut, Fush Krujes dhe komunat.